Pala ukrainase nënshkroi protokollin mbi kontrollin ndërkombëtar për transitin e gazit pa kurrëfarë vërejtjesh. Varianti i mëparshëm i dokumentit u shoqërua nga njëfarë deklarate, përmbajtja e së cilës nuk e kënaqi Rusinë. Megjithëse teksti i deklaratës nuk u publikua që nuk u publikua, përmbajtjen e tij që natën e së shtunës në të gdhirë të së dielës e shpalli personalisht Kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko. Sipas të dhënave të “Gazprom-it”, Kievi që nga fillimi i vitit ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme gazin e destinuar për konsumatorët evropianë, kurse më pas i mbylli farë të gjitha rubinetat e dhënies së tij. Sipas vlerësimeve më minimale, pjesa e borxhit të Kievit për gazin, që mbetet e papaguar deri tani përbën mëse 600 milionë $. Shkakton habi thënia se iniciatore e ftimit të ekspertëve ndërkombëtarë për kontrollin mbi transitin e gazit të Rusisë ishte Ukraina. Në të vërtetë kjo ide i takon palës ruse. Ndërsa Kievi për një kohë të gjatë i ka bërë rezistencë realizimit të saj dhe u detyrua të jepte pëlqimin e vet për ardhjen e komisionit të ekspertëve vetëm nën presionin e fortë nga ana e BE. Vetë kriza rreth gazit lindi për shkak se Kievi injoroi marrëveshjen e arritur më parë me Moskën mbi kalimin gradual të pagimit për gazin rus mbi bazë të çmimeve të tregut dhe kërkonte nga pala ruse një çmim apriori krejtësisht të papranueshëm  për të, i cili ishte disa herë më i ulët se ai që paguhet nga konsumatorët e tjerë evropianë.  Dhe, së fundi, në shtojcë përmbahet kërkesa ndaj “ Gazprom-it ” që të sigurojë Ukrainën falas me vëllimet e gazit që nevojiten për realizimin e transitit. Një kërkesë e tillë duket, si të paktën, e çuditshme meqenëse asnjë firmë e transportimit të gazit në botë nuk merr falas nga vëllimet tranzite të gazit për transportimin e tij. Në fakt, kjo është përpjekje e autoriteteve ukrainase për legalizimin e vjedhjes së gazit rus. Në fund të fundit, nën presionin e BE pala ukrainase u detyrua të heqë dorë nga shtesa e bërë në protokollin mbi monitorimin e transitit të gazit me anë të një deklarate të njëanshme. Mirëpo as rregullimi i mosmarrëveshjeve në lidhje me protokollin nuk mund të bëhet garanci e trasitit të pandërprerë të gazit në Evropë. Pala ruse e kupton për mrekulli këtë dhe prandaj e paralajmëron Ukrainën. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev deklaroi në lidhje me këtë si vijon: “ Bile dhe në rast të rifillimit të transitit ne, natyrisht, do të nisemi nga ajo, se në qoftë se vëzhguesit do të evidentojnë zhdukjen e gazit, dmth., përvetësimin e paligjshëm të tij, ose duke u shprehur thjesht, rusisht, vjedhjen e tij, do të reduktohet në po këtë vëllim tranziti i gazit. Dhe në qoftë se kjo punë do të vazhdojë pandërprerë, atëhere kjo gjë mund të shkaktojë sërish pezullimin e transitit të lëndës djegëse. Transiti i gazit të Rusisë për në Evropë nëpërmjet territorit të Ukrainës mund të rifilojë të martën në mëngjes. Për këtë deklaroi në Bruksel Aleksandër Medvediev, zëvendësi i kreut të “ Gazprom-it ”. Më parë, po sot, Andris Pieballgs, komisari evropian për energjetikën, firmosi protokollin mbi monitorimin e transitit të gazit që u nënshkrua nga Rusia dhe Ukraina. Protokolli u nënshkrua nga pala ukrainase për herë të dytë pa shtojca dhe vërejtje. Fillimisht Ukraina në mënyrë të njëanshme e shoqëroi dokumentin me shtesat e veta. Pas kësaj gjejë Rusia e shpalli atë të pavlefshëm. Sipas protokollit, Rusia dhe Ukraina garantojnë praninë e vëzhguesve në 5 stacione të matjes së gazit të Ukrainës dhe në depozitat e nëndheshme të saj. Rusia është e gatshme që t’i vendosë vëzhguesit edhe në 5 stacionet e veta. Pritet gjithashtu që vëzhguesit të jenë të pranishëm edhe në vendet që kanë kufi të përbashkët me Ukrainën. Me t’ia hyrë punës ata, sipas deklaratës së Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev, Rusia do të rifillojë furnizimet e gazit. Sipas fjalëve të Kryeministrit Vladimir Putin, minimi i furnizimeve të gazit rus në Evropë ndodhi për faj të Ukrainës. Veprime të tilla nga ana e vendit transitor janë të palejueshme në të ardhmen.