Rusia dhe BE me përpjekje të përbashkëta çbllokuan transitin ukrainas të gazit rus. Furnizimet e gazit rus në Evropë mund të rifillojnë tashmë që në gjysmën e dytë të së hënës. Për këtë qëllim kontrolluesit ndërkombëtarë të transitit të lëndës djegëse duhet të mbërrijnë në të gjitha stacionet e shpërndarjes së gazit në Ukrainë. Kjo u bë e mundur vetëm pasi Kievi nën presionin e fortë të Moskës dhe Brukselit natën në të gdhirë të së dielës nënshkroi dokumentin mbi monitorimin. Rusia dhe BE e nënshkruan të parët të shtunën protokollin mbi krijimin e makanizmit të kotrollit ndaj transitit të gazit. Moska nguli këmbë për prezencën e vëzhguesve ndërkombëtarë në stacionet e matjes së gazit në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës dhe Ukrainës e BE. Kjo ishte kërkesa kryesore e saj ndaj Kievit për rifilimn e furnizimeve të gazit në Evropë. Sepse ajo, në fakt, u detyrua të pezullojë furnizimin e gazit që më 7 janar për shkak të së ashtuquajturës “ bllokadë gazi” nga ana e Ukrainës, kur gazi i destinuar për konsumatorët evropianë rezervohej plotësisht në depot nëntokësore të Ukrainës. Të shtunën Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin në takimin me Kryetarin e qeverisë së Çekisë — vendit kryesues aktual në BE -  Mirek Topolanek propozoi për ta bërë maksimalisht të hapur dhe transparent monitorimin e transitit të gazit rus. “ E quaj krejtësisht të mundshme dhe të arsyeshme praninë në të gjitha pikat e kontrollit të përfaqësuesve rusë, ukrainas dhe evropianë të mjeteve të informimit masiv”, u shpreh ai. Sapo ekspertët ndërkombëtarë të fillojnë punën e vet në stacionet e matjes së gazit, në tubacionet e transitit të Ukrainës do të fillojë të jepet gazi rus. Këtë e konfirmoi kreu i “ Gazprom-it” Aleksei Miler. “ Si hap të parë ne do të furnizojmë vëllimet minimalisht të domosdoshme të gazit. Në veçanti, për konsumatorët në drejtimin ballkanik. Ne duhet të bindemi vetë se nuk ka më vjedhje të gazit rus në territorin e Ukrainës. Dhe vetëm pas kësaj do të jemi të gatshëm të rrisim me ritme të shpejta vëllimet e furnizimeve të gazit”, deklaroi ai. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë ndërmend të mbërrijnë në stacionet e matjes së gazit të dielën. Kreu i Komisionit të BE për monitorimin e tranzitit të gazit Filip Kornelis nuk e fsheh optimizmin e vet. “ Ne jemi të gatshëm, u shpreh ai. Ne kemi mbledhur një ekip prej 20 vëzhguesish, të përbërë nga përfaqësues të BE dhe ekspertë të ndërmarrjeve evropiane. Tani ata kanë mbërritur në vend në Moskë, në Kiev. Dhe janë të gatshëm të punojnë atje ku do ta lypë nevoja”. Të dhënat, rezultatet e monitorimit do të dërgohen në Bruksel, Moskë dhe Kiev. Detyrë kryesore është tani garantimi i daljes 100% të gazit rus në kufirin  e Ukrainës me BE. Ecurinë e heqjes së bllokadës në rrugën e gazit rus në territorin e Ukrainës po e ndjekin me vemendje të përqendruar në Evropën Perëndimore. Kriza aktuale e gazit u bë rezultat i injorimit të plotë nga ana e palës ukrainase të detyrimeve ndërkombëtare të marra mbi vete në lidhje me tranzitin e gazit. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev shpalli tashmë kushtet e nevojshme për transitin e gazit rus nëpër territorin e Ukrainës. Gjatë takimit të punës me nënkryeministrin e parë Igor Sjeçin ai tha: “ Kushti i parë është prezenca e protokollit të nënshkruar nga të gjitha palët ( Rusia, Ukraina dhe BE ) për krijimin e komisionit për monitorimin e transitit të gazit në përputhje të rreptë me dokumentin e përgatitur, të bashkërenditur dhe të nënshkruar nga pala ruse. Kushti i dytë – prania reale e vëzhguesve në vendet ku do të realizohet kontrolli, duke përfshirë edhe stacionet e matjes së gazit në kufijtë e Ukrainës dhe në depozitat e saj nëntokësore të ruajtjes së lëndës djegëse”. Sipas fjalëve të Medvedievit, sa më shpejt që të bëhet një gjë e tillë, aq më e lehtë do të bëhet dalja nga situata që krijoi Ukraina për konsumatorët evropianë dhe gjithë pjesëmarrësit e procesit të furnizimeve të gazit. Presidenti theksoi se ajo u krijua si rezultat i vjedhjes nga ana e Ukrainës të gazit rus. Në qoftë se vjedhja do të vazhdojë pas rifillimit të tranzitit të gazit, atëhere Rusia sërish do të minimizojë ose do të pezullojë fare dhënien e tij. Sipas protokollit, Rusia dhe Ukraina garantojnë aksesin e plotë dhe pa pengesa të vëzhguesve ndërkombëtarë në objektet e veta që kanë të bëjnë me transportimin e gazit. Grupi i vëzhguesve ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e Ukrainës, tashmë mbërriti në stacioni rus të matjes së gazit “ Suxha”. Por teksti i protokollit të nënshkruar nga pala ukrainase deri tani nuk është publikuar gjëkundi punës.