Evropa duhet të dijë se “ Gazprom-i” ia ka furnizuar gazin Ukrainës me një çmim, ndërsa ai u është shitur konsumatorëve ukrainas me dyfishin e këtij çmimit. Për këtë deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev sipas rezultateve të takimit me kreun e “ Gazprom-it” Aleksei Miler. Ky i fundit i bëri të ditur Dimitri Medvedievit mungesën e përparimit në bisedimet për kushtet e furnizimeve të gazit të Rusisë Ukrainës. Dialogu rifilloi, por të krijohet përshtypja sikur pjesëmarrësit ukrainas të negociatave s’kanë asnjë mandat, kurrëfarë kompetencash për nivelin e çmimit për vitin 2009 dhe vëllimeve të blerjes së gazit. Bisedimet po zhvillohen praktikisht kot, theksoi Aleksei Miler, duke iu përgjigjur pyetjes së Dimitri Medvedievit në se bëri Kievi ndofarë propozimesh apo jo. Kreu i “ Gazprom-it ” theksoi se s’ka asnjë gatishmëri nga ana e palës ukrainase për nënshkrimin e kontratës. Presidenti i Rusisë, nga ana e vet, e porositi “ Gazprom-in” që të fillojë të punojë me palën ukrainase vetëm pas nënshkrimit të dokumenteve të domosdoshme. Dhe Presidenti rus vuri në dukje se “ vjedhjen e gazit me asnjë mjet tjetër ne kurrë nuk do të mund ta ndalojmë dot ” . Ai theksoi gjithashtu se “ ç’është për të ardhur keq, nuk mbeti më kurrëfarë besimi tek pala ukrainase” dhe shpjegoi si vijon. “ Unë do të doja të kujtoja këtu atë fakt se vjet, kur ne u furnizonim gazin konsumatorëve ukrainas me çmimin 179,5 $, po ai gaz u shitej konsumatorëve ukrainas me çmimin 320 $ për njëmijë metra kub. E gjithë kjo shumë e tepërt shkonte në xhepat e strukturave të cilat janë të panjohura për ne dhe që shprehin interesat e korrupsionit të ndokujt. Dhe të hollat e fituara nga këto marrëveshje, me sa duket, u shfrytëzuan për arritjen e gjithëfarë qëllimeve politike ose për zgjidhjen e problemeve personale. Kjo është shumë e trishtueshme. Dhe këtë duhet ta dijnë edhe kolegët tanë evropianë”. Në përputhje me këtë fakt, si dhe refuzimin nga Ukraina të propozimit të mëparshëm të Rusisë mbi çmimin e privilegjuar, Presidenti deklaroi se Rusia në të ardhmen nuk do të japë kurrëfarë preferencash, skontosh gjatë llogarive përkatësisht çmimeve të gazit. “ Modeli i ardhshëm financiar, të cilin, me që ra fjala, duhet ta krijojnë të gjitha vendet, duhet të bazohet në rregullatorët universalë, ndër të tjera edhe atyre të çmimeve. Prandaj, unë mendoj, se në të ardhmen ne nuk duhet të shfaqim kurrëfarë preferencash, kurrëfarë avantazhesh të posaçme ndaj asnjë vendi. Në qoftë se ekziston çmimi ai duhet të jetë normal, i barazvlefshëm, evropian, ndër të tjera, edhe për Ukrainën pa asnjë skonto, pa asnjë preferencë. Aq sa paguajnë vendet evropiane, po aq duhet të paguajë edhe Ukraina. Aktualisht çmimi i tregut i gazit të Rusisë në Evropë është përafërsisht 450 $ për njëmijë metra kub. Pikërisht kjo shifër shpallet tani nga pala ruse në negociatat me Ukrainën.