BE po përfundon krijimin e grupit special të vëzhgueve për ta nisur në Ukrainë me qëllim të ushtrimit të minitorimit ndaj kalimit të gazit rus nëpër territorin e saj. Për këtë njoftoi sot përfaqësuesi zyrtar i Komisionit Evropian. Grupi në fjalë do të ndahet në disa nëngrupe, çdonjëri prej të cilëve do të vendoset në objektet kryesore tranzitore ukrainase të gazsjellësve magjistralë të cilët kalojnë nga Rusia për në vendet e BE. Specialistët e pavarur do të kenë mundësi të krahasojnë vëllimet e gazit që vijnë nga Rusia në Ukrainë dhe atë sasi të tij që niset nga territori ukrainas për në kufirin perëndimor me BE. Për krijimin e sistemit ndërkombëtar të monitorimit të kalimit të gazit rus tranzit nëpërmjet territorit të Ukrainës ngul këmbë që prej kohësh “ Gazprom-i”. Tani edhe udhëheqja e BE arriti në konkluzionin se pa një sistem të tillë kontrolli do të jetë e vështirë të ndiqen veprimet e kompanive ukrainase që realizojnë tranzitin. Për zgjidhjen e problemit të gazit po ndërmerren hapa edhe në nivelin më të lartë ndërshtetëror. Mbrëmë, në bisedën e zhvilluar me ish kancelarin e Republikës Federale Gjermane Gerhard Shrjoder, Kryeministri rus Vladimir Putin mbështeti propozimin përkatës të kryetares së qeverisë gjermane Angela Merkel. “ Ajo gjithashtu është jashtë mase e preokupuar nga situata e krijuar dhe bëri një propozim shumë të mirë, dhe, pikërisht, që të shfrytëzohen në këtë rast vëzhguesit ndërkombëtarë, ndër të tjera edhe ata evropianë, për monitorim si në territorin e Rusisë, ashtu dhe në atë të Ukrainës. Pra, në hyrjen dhe daljen e gazit tonë nga territori i Ukrainës. Deri tani partnerët tanë ukrainas e kanë refuzuar një gjë të tillë. Shpresoj shumë se kësaj here ata do ta pranojnë këtë propozim”, u shpreh Vladimir Putin. Të mëkurën në mbrëmje Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në bisedën telefonike që zhvilloi me Viktor Jushenkon i bëri thirrje homologut të vet ukrainas për ndërmarrjen e veprimeve urgjente me qëllim të rifillimit të tranzitit të gazit rus për në Evropë. Gjatë kësaj ai propozoi përfundimin e kontratës së re midis “ Gazprom-it” dhe “ Naftogazit të Ukrainës ” me referim tek çmimi i tregut evropian pa skonto dhe favorizime, si dhe krijimin e mekanizmit të kontrollit me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara. Specialistët e pavarur vënë në dukje, se vendosja e vëzhguesve ndërkombëtarë në territorin ukrainas me mandat të gjerë do të vështirësojë shumëfish përvetësimin e paligjshëm të gazit rus nga ana e palës ukrainase, i cili destinohet për konsumatorët në vendet e BE. Siç njoftoi përfaqësuesi i BE, dërgimi i vëzhguesve në Kiev është pjesë përbërëse e një marrëveshjeje më të gjerë për rifillimin e furnizimeve të gazit rus nëpërmjet territorit të Ukrainës. Udhëheqja e BE pret që brenda ditës së sotme të përpunohet një marrëveshje e tillë dhe që furnizimet e gazit rus nëpërmjet territorit të Ukrainës të rifillojnë në mëngjesin e datës 9 janar.