Moska e siguroi BE mbi gadishmërinë e saj të plotë për të plotësuar të gjitha detyrimet e veta përkatësisht furnizimeve të gazit. Për këtë deklaroi të shtunën në Pragë Nënpresidenti i kompanisë “ Gazprom ” Aleksandër Medvediev. Ai e informoi udhëheqjen e Çekisë — kryetares aktuale në Bashkimin Evropian — mbi pozitën e Rusisë në debatin e gazit me Kievin. Aleksandër Medvediev i bëri thirrje BE për të ushtruar presion mbi Ukrainën me qëllim që ajo të plotësojë detyrimet e marra mbi vete sipas marrëveshjeve ndërkombëtare për garantimin pa ndalesa të tranzitit të gazit rus në Evropë. Bashkë me këtë ai e akuzoi Ukrainën për atë se po shantazhon edhe Rusinë, edhe Evropën duke deklaruar paturpësisht se do të vazhdojë të përvetësojë gazin rus, meqenëse, gjoja, nuk ekziston kurrëfarë marrëveshje mbi tranzitin e tij. Në lidhje me këtë vemendja e partnerëve evropianë u tërhoq ndaj atij fakti se në Ukrainë kriza e gazit po shfrytëzohet ekskluzivisht për qëllime politike — për luftën midis presidentit dhe kryeministres. Evropa tashmë u bë peng i saj. Konsumatorët evropianë në Bullgari, Hungari, Slovaki, Rumani, Poloni dhe në Ballkan po fiksojnë përvetësimin e gazit rus të destinuar për ta, deklaroi të shtunën në Moskë kreu i “ Gazprom-it ” Aleksei Miler. “ Gazprom-i ” në këto kushte siguron furnizimin e vëllimeve suplementare të gazit për ta nëpërmjet korridoreve të tjera të transportimit të kësaj lënde djegëse. Në veçanti, furnizimet e gazit nëpërmjet gazësjellësit me itinerar “ Jamal — Evropë ” janë rritur deri në 20 milionë metra kub në 24 orë, nëpërmjet gazësjellësit “ Rryma e kaltërt ” deri në 6 milionë metra kub dhe po aq nëpërmjet Bjellorusisë. Me çështjen e marrjes së pasanksionuar, ndërsa më saktë, me përvetësimin e gazit rus nga ana e Ukrainës, i cili kalon nëpër territorin e saj për në Evropë, do të fillojë të merret Gjykata Ndërkombëtare. “ Gazprom ”, mbas disa ditësh pritjeje, po paraqet padinë e vet në Gjykatën e Arbitrazhit në Stokholm. Në të ai ka ndërmend të kërkojë nga Ukraina furnizimin pa pengesa të gazit rus për konsumatorët evropianë. Përfaqësuesi zyrtar i “ Gazprom-it ” Sergei Kuprianov deklaroi se u morr vendimi për t’iu drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit në Stokholm me qëllim që të merret nga kjo instancë gjyqësore vendimi përkatës ndaj plotësimit prej kompanisë “ Naftogaz Ukraini ” të detyrimeve të veta të tranzitit sipas kontratës vepruese për tranzitin e gazit deri në vitin 2013. Ne kemi të drejtën e përdorimit të së drejtës suedeze, dhe, përveç drejtimit në gjykatë, ne kërkuam edhe marrjen e masave të sigurimit, të cilat të mund të përjashtonin mundësinë për kompaninë “ Naftogaz ” që të përvetësojë në mënyrë të pasanksionuar gazin rus i cili destinohet për konsumatorët evropianë. Menjëherë pas deklaratës së “ Gazprom-it ” u duk deklarata e “ Naftogaz-it ” mbi synimin për të paraqitur kundërpadi. Për 9 janarin është planifikuar zhvillimi i mbledhjes së grupit koordinues të gazit të ekspertëve evropianë. Në të do të marrë pjesë edhe pala ruse. Çekia, në rolin e kryetares aktuale të Bashkimit Evropian, bëri thirrje për rivendosjen e furnizimeve të lëndës djegëse në vëllim të plotë në Evropë. Udhëheqësit çekë ngulin këmbë për rregullimin sa më të shpejtë të mosmarrëveshjeve ruso - ukrainase në lidhje me problemin e gazit. Në BE disponojnë edhe leva politike, edhe juridike ndikimi mbi Kievin për zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes së gazit, theksoi përfaqësuesi i Rusisë pranë BE Vladimir Çizhov. Ndërsa Kievi zyrtar nuk po ndërmerr kurrëfarë përpjekjesh për ndreqjen e situatës dhe nuk nxiton të rifillojë bisedimet.