Moska i bëri thirrje Kievit për të zbatuar pa kushte Kartën Energjetike, ndërsa vendeve evropiane për të filluar procedurat e vendosjes së sanksioneve kundër Ukrainës për përvetësimin nga ajo të gazit të Rusisë. Që nga dita e sotme konflikti rreth gazit me Rusinë, që u provokua nga Ukraina, është bërë një dhimbje reale koke për konsumatorët evropianë, shkruan vëzhguesi ynë Konstandin Garibov. Dje Ukraina deklaroi zyrtarisht dhe publikisht, se merr gazin e Rusisë prej gazësjellësit tranzit, që parashikohet për Evropën. Pas Bullgarisë dhe Rumanisë pasojat e përvetësimit të paligjshëm të gazit filluan ti ndjejnë edhe vendet e tjera. Për uljen e trysnisë në tubacionet e transportimit të gazit deklaruan Sllovakia, Hungaria dhe Polonia. Shërbimi i dispeçerisë së vendeve ballkanike ka qenë i pari që shpalli për përvetësimin e gazit të Rusisë nga Ukraina, sepse furnizimet e tij në Rumani ranë përnjëherë 30 - 40 %. Reagimi i parë i koncernit “Gazprom” i shprehur nga nënpresidenti i tij Aleksandër Medvediev ka qenë i rreptë dhe i verifikuar për nga pikëpamja ligjore. Pala ukrainase deklaroi në  formë mjaft cinike se përvetëson gaz nga tubacioni i eksportit. Në Ballkan tashmë filluan jo vetëm që t'i ndjejnë, por edhe të pësojnë dëm nga këto veprime. Në lidhje me këtë ne konsiderojmë të nevojshme që vendet ballkanike në këtë situatë të shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike që disponojnë në kuadrin e Kartës Energjetike për ndalimin e shkallëzimit të këtyre ngjarjeve. Ukraina u bashkua krejtësisht vullnetarisht me Kartën, e ratifikoi këtë dokument në të cilin është fiksuar fare qartë se çfarë zotimesh duhet të zbatojë vendi tranzitor. Në këtë mënyrë, kurrëfarë diskutimesh apo konfliktesh rreth traktatit mbi tranzitin e gazit nuk mund të shërbejnë si shkas për të ngritur pengesa në rrugën e transportimit të gazit për në Evropë. Ukraina nuk shleu 1/4 e borxhit që i ka Rusisë për gazin e furnizuar. Njëkohësisht në vend që të dërgojnë delegacionin e vet për bisedime me  “Gazprom”-in, përfaqësuesit e Ukrainës vizitojnë strukturat evropiane me shpresë se do t’ia hedhin Moskës përgjegjësinë për situatën e krizës. Ndërsa Moska, nga ana e vet, propozoi që të thirret sesioni i jashtëzakonshëm i Parlamentit Evropian për diskutimin e problemit të tranzitit. Në çështjen e furnizimeve të gazit Rusia vepron me transparencë absolute, në përputhje të plotë me parimin e sigurisë energjetike, që u aprovua në takimet e “Tetëshes së madhe”, vuri në dukje lidhur me këtë Vladimir Çizhov, përfaqësues i përhershëm i Rusisë pranë Bashkimit Evropian. Ai theksoi, se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, të cilët janë të çliruar nga paragjykimet, nuk do ta kenë shumë të vështirë të kuptojnë se kush mban përgjegjësi për ngjarjet e tanishme. Me gjithë përvetësimin e gazit të Rusisë, Moska zbaton në vëllim të plotë zotimet e veta sipas kontratave me Evropën. Kjo vërtetohet nga ekspertët, të cilët merren me monitorimin e trysnisë së gazit në tubacionet e eksportit në territorin e Rusisë. Ukraina e ndaloi një monitorim të tillë në territorin e vet.