Problemi i furnizimeve të gazit në Ukrainë dhe tranzitit të tij për në Evropën Perëndimore u bë objekt diskutimi në vigjilje të Vitit të Ri midis Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev dhe Kryeministrit të qeverisë Vladimir Putin, i cili tha, se aktivizimi i bisedimeve të tilla është bërë tashmë një shenjë e qartë e afrimit të Vitit të Ri. Gjatë këtyre viteve të fundit firma jonë ka blerë gaz nga partnerët tanë në rajonin e Azisë së Mesme, konkretisht nga Turkmenia, Uzbekistani dhe Kazakistani. Rusia në fakt e transportonte tranzit këtë gaz në Ukrainë. Edhe sivjet të gjitha këto duhet të ndodhnin në mënyrë po të tillë. Njëkohësisht republikat që ndodhen në rajonin e Azisë së Mesme që prej vitit 2009 kalojnë në shitjen e gazit me referim tek çmimet botërore. Edhe vetë “Gazprom”-i e merr gazin nga këto vende sipas çmimeve evropiane, theksoi Kryeministri i Rusisë. Po në qoftë se kësaj do ti shtohet edhe çmimi për tranzitin, atëherë çmimi i këtij gazi për Ukrainën duhet të rezultojë përkatësisht 380 $ për 1 mijë metra kub. Ndërsa “Gazprom”-i u propozoi partnerëve ukrainas që të blejnë gazin me çmimin 250 $ për 1 mijë metra kub. Dhe këtu në logjikën e vet firma është udhëhequr nga disa arsye, vuri në dukje veçanërisht Vladimir Putin. Arsyeja e parë, theksoi ai, është arsye me karakter humanitar. Rusia niset nga ajo se në këtë rast ka një partner të pazakonshëm. Ky është, pa e tepruar aspak, populli vëlla ukrainas. Dhe ne e kuptojmë se në ç’gjendje të vështirë ndodhet sot Ukraina lidhur me krizën financiare dhe ekonomike botërore. Arsyeja e dytë është me karakter ngushtësisht ekonomik dhe pragmatik. Secili prej partnerëve tanë nuk duhet të vihet në gjendje të tillë, që pastaj për shkak të kësaj të mos mundë të paguajë dot për mallin tonë. Ndërsa e treta është kjo. Çështë për të ardhur keq gjendja në Ukrainë keqësohet edhe nga vetë fakti se një ndikim negativ në ekonomi ushtron lufta e ashpër që zhvillohet ndërmjet klaneve. Të gjitha këto çuan në atë që “Gazprom”-i bëri një propozim shumë të privilegjuar, vuri në dukje Kryeministri i Rusisë. Dhe megjithatë mrekullia nuk ndodhi. Pasi Ukraina nuk pranoi propozimin e Rusisë mbi blerjen e gazit me çmimin 250 $ për një mijë metra kub,  “Gazprom”-i tani dëshiron të merret vesh për furnizimet e gazit në republikën fqinje me kushte të reja. Ky vendim u parapri nga shumë bisedime plotë tension mes palëve të cilat përfunduan pa rezultat. Furnizimet e gazit të Rusisë për konsumatorët ukrainas u ndërprenë. Aleksej Miler, kreu i “Gazprom”-it, bëri një deklaratë të re në lidhje me këtë. Ai u shpreh, se në lidhje me refuzimin nga Ukraina të propozimit mbi kushtet e privilegjuara të furnizimit të gazit për vitin 2009 me çmimin 250 $, “Gazprom”-i do ta furnizojë gazin në Ukrainë që nga 1 janari me çmimin e tregut evropian prej 418 $ për një mijë metra kub gaz. Njëkohësisht koncerni është i gatshëm për rifillimin e bisedimeve me Ukrainën. Ndërkohë, pala ukrainase njoftoi se redukton tranzitin e gazit të Rusisë në Evropë, duke e quajtur këtë një hap të detyruar. Mirëpo, në fakt, kjo do të thotë se u vërtetuan në jetë shqetësimet e mëparshme dhe se Ukraina, thjesht, ka ndërmend të përvetësojë gazin e destinuar për konsumatorët evropianë. Një gjë e tillë ndodhi edhe në fillim të vitit 2006. Mirëpo tani situata ndryshoi. Kontratat e furnizimit të gazit për rrjetin e Ukrainës dhe tranziti i tij në Evropë janë të ndara dhe në rast të marrjes së pasanksionuar të gazit që kalon tranzit, Kievi do të mbajë përgjegjësi të plotë përpara konsumatorëve evropianë. Megjithatë tani për tani  “Gazprom”-i nuk mund të verifikojë dot se çfarë po ndodh në të vërtetë me tranzitin e gazit të Rusisë për në vendet evropiane. Meqë ra fjala, blerësit evropianë të gazit të Rusisë gjithashtu tani për tani nuk vërtetojnë dot nëse Ukraina përvetëson gaz në mënyrë të paligjshme. Përfaqësuesit e firmave nga më të mëdhatë të Çekisë, Polonisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë deklarojnë se lënda djegëse e Rusisë vjen tek ato në vëllim të plotë sipas kontratave të përfunduara më parë. Megjithatë, për shembull, udhëheqja e koncernit energjetik gjerman “Rurgaz” mendon se situata e krijuar provon edhe një herë rëndësinë e ndërtimit të gazësjellësit alternativ “Rryma Veriore” që nuk do të kalojë nëpër territorin e Ukrainës. Ndërkohë, Bashkimi Evropian i bën thirrje Ukrainës dhe Rusisë për të gjetur sa më shpejtë kompromis në lidhje me çështjen e furnizimeve të gazit natyror. Ndërsa ekspertët e Rusisë tashmë bënë vlerësimet e veta. Sipas njërit prej tyre, duket se Kievi është zënë ngushtë. Ndërkohë, pozita e “Gazprom”-it është kategorikisht e prerë: ose Kievi do të luajë sipas rregullave, ose nuk do të luajë fare. Tani koncerni nuk ka ndërmend të veprojë në dëm të interesave të veta.