Ngjarjet e vitit 2006, kur Ukraina përvetësonte në mënyrë të paligjshme gazin rus, i cili shkonte tranzit për në Evropë, mund të përsëriten sërish, mendon Kryetari i Këshillit për Politikën e Jashtme të Gjermanisë Aleksandër Rar. Ekzistojnë druajtjet, se forca të caktuara në Ukrainë do t’i shërbejnë përvetësismit ilegal të gazit tranzit për përdorim të brendshëm, tha politologu i njohur në intervistën e vet dhënë mjeteve të informimit masiv.  Aleksandër Rar shprehu shpresën se pala ukrainase do të arrijë të kuptojë vetë se në se konsistojnë për të rreziqet politike në rast të krijimit të pengesave për furnizimet e gazit rus në Evropë. Në qoftë se ajo do të merret me këtë punë, duke u përpjekur t’i shkaktojë dëm në këtë mënyrë Rusisë, duhet thënë se ajo, në radhë të parë, do ti bëjë keq vetes dhe do ti shkaktojë dëm imazhit të saj si vend tranzitor i burimeve energjetike në Perëndim, konstaton me bindje Aleksandër Rar. Pikërisht për këtë u shpreh në Moskë Kryeministri Vladimir Putin disa ditë më parë gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Ndërkombëtar të vendeve — prodhuese të lëndës së kaltërt djegëse, në të cilën theksoi se mbi të gjitha hallkat e zinxhirit — prodhuesit e burimeve energjetike, konsumatorët dhe vendet tranzitore — bie përgjegjësia për garantimin e sigurisë energjetikenë botë. Për mendimin tonë sigurimi energjetik konsiston në parimet si më poshtë vijojnë. Për vendet prodhuese të lëndëve energjetike ky është, para së gjithash, garantimi i sovranitetit ndaj rezervave kombëtare të lëndës energjetike. Si dhe përgjegjësia përpara konsumatorëve për garantimin e furnizimeve të vazhdueshme, ritmike e pa ndalesa. Por ekziston edhe përgjegjësia që duhet të mbahet nga vendet konsumatore. Kjo është mundësia e garantuar për të blerë për një perspektivë të gjatë këtë lëndë në vëllimet e domosdoshme dhe kushte të parashikueshme. Përveç kësaj, një rol të veçantë në garantimin e sigurisë energjetike globale luajnë vendet tranzitore. Mbi to bie përgjegjësia për funksionimin pa ndërprerje të infrastrukturës dhe përjashtimin e çfarëdolloj rreziqeve gjatë transportimit të lëndës së kaltërt djegëse. Kjo sferë duhet të jetë krejtësisht e depolitizuar, mendon Kryeministri rus. Përsa i përket postulateve të parashtruara nga Vladimir Putini në Forum, duket krejtësisht qartë, se Rusia — si prodhuese e lëndëve energjetike dhe Evropa si — konsumatore e tyre, i përgjigjen plotësisht frymës dhe kuptimit të tyre. Ndërsa përkatësisht plotësimit të detyrimeve të veta nga Ukraina, si konsumatore e gazit rus dhe vend tranzitor, në këtë pikë Evropës po i lindin dyshime plotësisht të përligjura. Së pari, Kievi nuk është i gatshëm të shlyejë deri në fund të vitit borxhet prej 2 miliardë $ që i ka Rusisë, gjë kjo që e bën të pamundur nënshkrimin e kontratës së gazit me të për vitin 2009. Së dyti, duke marrë parasysh përvojën e kaluar, ekziston rreziku i përvetësimit të gazit të tranzitit nga ana e palës ukrainase, gjë që do të krijojë probleme për konsumatorët evropianë. Sipas mendimit të Aleksandër Rar, në kontinentin e Vjetër mendojnë se kryesore është që të sigurohen e të merren vëllimet e nevojshme të gazit për të dhe askush nuk dëshiron t’ia hyjë për sqarim thelbit të konfliktit. Në qoftë se gazi nuk vjen në Evropë, atëhere ajo fillon të akuzojë për këtë atë palë nga e cila pret furnizimet dhe, pikërisht, Rusinë, pa i hyrë në brendësi kuptimit të situatës e cila në këtë rast varet plotësisht nga pala ukrainase. Po përse ndodh kështu? Politologu gjerman mendon se forca të caktuara në Ukrainë duan ta shfrytëzojnë problemin e gazit për zgjidhjen e detyrave të veta politike. Për hir të asaj, që të përshpejtojnë integrimin e vet në NATO dhe në BE, këto forca do të manipulojnë me këtë situatë, do të përvetësojnë gazin e tranzitit dhe do të akuzojnë për mosfurnizimin e lëndës djegëse në Evropë Rusinë. Kështu vepron Ukraina, kështu veprojnë edhe disa vende pranëballtike. Kjo është e ashtuquajtura “ luftë e qetë ” që vendet evropianolindore po zhvillojnë me Rusinë, shprehet me bindje të plotë politologu gjerman Aleksandër Rar.