Mercenarët e huaj i dhanë një ndihmë aktive Gjeorgjisë në luftën e saj kundër Osetisë së Jugut. Komiteti hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë botoi librin me titull” Tragjedia osetiniane. Libri i bardhë i krimeve kundër Osetisë së Jugut”, në të cilin u nxorrën përfundimet paraprake të hetimit të ngjarjeve të përgjakshme të gushtit të këtij viti në Kaukaz. Ndër faktet e hetimit figurojnë edhe provat e pjesëmarrjes së mercenarëve të huaj në veprimet luftarake në anën e trupave gjeorgjiane. Juristët po vazhdojnë akoma punën e vet skrupuloze, por që tani është bërë më se e qartë se mercenarët e ndihmuan aktivisht regjimin e Mihaill Saakashvilit që të kryente krimet monstruoze kundër popullit të Osetisë së Jugut. Ndër këta legjioniere ka patur qytetarë të SHBA-s, Turqisë, Çekisë dhe Ukrainës. Është vështirë të thuhet se si u gjendën këta njerëz në Gjeorgji dhe cilat ishin parimet morale nga të cilat u udhëhoqën ata kur i dhanë ndihmë agresorit. Ndërsa për sa i përket ukrainasve, çështja  që ka të bëjë me ta nuk është aspak e thjeshtë. Këtu mund të veçohen dy kategori. Në njërën nga ato hyjnë nacionalistët, për të cilët Rusia është armikja kryesore. Ata kanë luftuar në mënyrë të vetëdijshme. Por ka patur edhe të tjerë. Dhe këtu duart e veta i kanë lyer me gjak jo vetëm ata, të cilët kanë luftuar, por dhe ata që i kanë dërguar në mënyrë koshiente njerëzit e vet në këtë kasaphanë. Kihen parasysh autoritetet e tanishme të Ukrainës. Dihet se me urdhëresën e Presidentit Viktor Jushenko ushtria gjeorgjia ka marrë me çmime tepër të ulta armatime ukrainase duke filluar që nga tanket, artilieria e rëndë e deri tek komplekset raketore dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore, të cilat u drejtuan gjatë veprimeve luftarake nga ushtarakët profesionistë ukrainas. Këtë fakt presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev e quajti si krim të kryer kundër marrëdhënieve Rusi — Ukrainë. Në këtë mënyrë mercenarë në këtë rast bëhen jo thjesht persona të veçantë, por edhe shtete të veçanta, të cilat i bekojnë qytetarët e vet për të ndërmarrë këtë lloj krimi, theksoi në intervistën e vet dhënë radiostacionit “ Zëri i Rusisë ” Sergei Maksimov, ekspert i Institutit të Shtetit dhe të së Drejtës të Akademisë së Shkencave të Rusisë. Mercenarizmi, u shpreh ai, shërben si instrument për zgjidhjen e detyrave politike dhe arritjen e qëllimeve politike. Përkatësisht, vetë fakti se mercenarët marrin shpërblim për punën e tyre, nuk ndryshon asgjë në thelbin e këtij krimi. Regjimi i Saakoshvilit nuk i arriti dot qëllimet e veta në Kaukaz. Përkundrazi, ai cungoi tërësinë territoriale të Gjeorgjisë dhe, thjesht, e shtyu atë drejt falimentimit politik. Ndërsa pjesëmarrja e mercenarëve të huaj në një aventurë të tillë provon edhe një herë amoralitetin dhe mungesën e të qenurit parimor tek ata që organizuan gjenocidin ndaj popullit osetinian.