Moska është e shqetësuar nga rreziqet që i kanosen tranzitit të gazit rus për në Evropë. Këto kërcënime vijnë nga ana e Ukrainës – vendit tranzitor. Kievi nuk është në gjendje që të paguajë për gazin që i është furnizuar asaj në periudhën nëntor – dhjetor. Këtë e demonstroi takimi i kreut të “ Gazprom-it” Aleksei Miler dhe kreut të “ Naftogaz Ukraini” Oleg Dubinin që u zhvillua të mëkurën në Moskë. Pyetjes së drejtpërdrejtë që iu drejtua atij, nëse do t’i paguajë vallë borxhet e veta pala ukrainase të cilat përbëjnë tani 2,1 miliardë $, iu dha një përgjigje e prerë – Jo! Në të njëjtën kohë kjo nuk i pengoi aspak përfaqësuesit e “ Naftogaz-it” që të ngulin këmbë për nënshkrimin e kontratës se re me “ Gazprom-in” për vitin 2009.  Për koncernin “ Gazprom” një shtrim i tillë i problemit është i papranueshëm në parim. Ai nuk ka kurrëfarë bazash juridike për furnizimet e gazit rus në Ukrainë në vitin  e ri pa shlyerjen e borxheve fillimisht. Në qoftë se për kohën që ka mbetur palët nuk do të arrijnë të merren vesh me njëra — tjetrën, atëhere “ Gazprom”, siç është dhënë të kuptohet një gjë e tillë, do të ndërpresë furnizimet e Ukrainës me gaz. Në lidhje me këtë është shumë i lartë propabiliteti i asaj që autoritetet ukrainase të fillojnë të përvetësojnë sërish në mënyrë të paligjshme gazin nga gazësjellësi që shkon për në Evropë. Një gjë e tillë tashmë ka ndodhur në vitin 2006. Atëhere Kievi vuri nën një dyshim të madh sigurinë energjetike të Evropës, dhe po të mos kishin qenë përpjekjet e “ Gazprom-it” që vuri në veprim kapacitetet e veta tranzitore në territorin e Bjellorusisë, partnerët e tij evropianë mund të kishin mbetur pa gazin rus. Me qëllim që të shmanget përsëritja e ngjarjeve të një të kaluareje 3 vjeçare është i domosdoshëm ushtrimi i një presioni të konsoliduar nga ana e Rusisë dhe konsumatorëve evropianë të gazit rus – Gjermanisë, Italisë, Hungarisë, Çekisë, Sllovakisë – ndaj Ukrainës, mendon Vladimir Zharrihin, zv. drejtor i Institutit të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. I vetmi kundërhelm në këtë rast, thotë ai, është pozita e përbashkët dhe e konsoliduar mirë përkatësisht tranzitorëve nga ana e atyre që marrin gazin dhe atyre që e furnizijnë atë. Dhe në qoftë se Ukraina dhe disa vende të tjera do të përpiqen “të fusin në sherr” Evropën dhe Rusinë dhe të krijojnë kontradikta mes tyre, probleme sigurisht që mund të lindin. Në brigjet e Dneprit, duke gjykuar nga të gjitha, i japin për mrekulli llogari vetes në lidhje me atë se me ç’rrezik është i mbarsur konsolidimi i pozitave të furnizuesve dhe konsumatorëve të gazit rus. Të mërkurën kievi zyrtar i premtoi BE tranzit në vëllim të plotë dhe pa ndalesa të gazit rus nëpërmjet territorit ukrainas. Po ku janë garancitë e asaj se Ukraina nuk do të abuzojë për të satën herë me pozitën e vet prej vendi tranzitor? Ndërkohë që edhe premtimet e dhëna prej saj BE, siç njoftoi përfaqësuesi i Komisionit Evropian, kishin “ karakter verbal”.  Me fjalë të tjera, ato nuk i angazhojnë me kurrëfarë obligimi autoritetet ukrainase.