Në Republikën Tiva, që ndodhet në jug të Siberisë Lindore, po përfundon Viti i Hoomei-t. Hoomei quhet të kënguarit me fyt. Ky është një fenomen unikal vokal, kur në grykën e interpretuesit lindin njëkohësisht shumë tingujt të tonaliteteve të ndryshme: personi që i riprodhon ato shndërrohet, si i thonë fjalës, në njeri orkestër. Aktualisht pikërisht Hoomei është bërë kartëvizitë e Tiva-së në mbarë botën. Vendimi për shpalljen e 2008-ës Vit të Hoomei-t u mor nga qeveria e Tiva-së. Në republikën me popullsi prej 311 mijë banorësh numërohen më tepër se 2 mijë interpretues të Hoomei-t. “ Të kënduarit me fyt është një ndër vlerat kryesore të kulturës sonë ”, — u shpreh në intervistën ekskluzive për “ Zërin e Rusisë ” kreu i republikës Shollban Kara-oll. “ Ne kemi ndërmend të arrijmë njohjen e Hoomei-t si objekt të trashëgimisë kulturore jo materiale të UNESKO-s ”. Jashtë shtetit të kënduarit me fyt të Republikës Tiva ka marrë një përhapje të gjerë që në vitet 80-të të shekullit të XX-të. Simpoziumi i Parë Ndërkombëtar përkatësisht të kënduarit me fyt mblodhi në vitin 1992 në kryeqytetin e republikës, qytetin Kizill, shkencëtarë dhe specialistë me përvojë praktike nga e gjithë bota, ndër të tjera, nga Franca, Japonia, Kanadaja, Holanda dhe Finlanda. Aktualisht mjeshtrat e Hoomei-t të Tiva-së, për nga popullariteti që gëzojnë në Perëndim, janë jashtë çdo lloj konkurrencë, thotë Shollban Kara-oll. Në shtator të vitit 2007 tek ne erdhën Princi i Monakos Alber i II-të dhe Kryeministri rus Vladimir Putin. Dhe pikërisht atëherë Princi i Monakos dhe na tregoi se çdo muaj ai shikon mysafirët nga Tiva-ja të cilët këndojnë në të gjitha sheshet e Monakos. Dhe kjo është mëse e vërtetë. Të kënduarit me fyt në ditët tona është bërë njëfarë mode botërore, u shpreh kreu i kësaj republike. Aktivitetet e shumta kushtuar Vitit të Hoomei-t, vazhdon më tej Shollban Kara-oll, u zhvilluan jo vetëm në Tiva, por edhe në shumë qytete të Rusisë dhe jashtë shtetit. Se sa i preferuar është të kënduarit me fyt i Tiva-së përtej kufijve të republikës e demonstroi në mënyrë mëse evidente Simpoziumi i 5-të Ndërkombëtar “ Hoomei – fenomen i kulturës së Azisë Qendrore ”. Ai u zhvillua në muajin gusht në Kizill dhe mblodhi qindra pjesëmarrës, ndër të tjera nga SHBA-s, Franca, Spanja, Norvegjia, Japonia, Mongolia, Kazakistani dhe Kirgizia. Amerikani Enrike Ugallda, njëri nga laureatët e konkursit të interpretuesve të Hoomei-t, në këtë mënyrë e shprehu qendrimin e vet ndaj të kënduarit me fyt: “ Ne i afrohemi më shumë natyrës me ndihmën e këtyre tingujve ”. Çdo vit në Republikën Tiva vijnë mijëra admirues të të kënduarit vendas me fyt, të cilët dëshirojnë të studjojnë fenomenin e Hoomei-t pikërisht në vendlindjen e tij, në qendër të Azisë. Shoqata të shumta në numër të këtij lloj të kënduari janë krijuar në Japoni dhe Finlandë. Në turnetë që zhvillohen në këto vende përcaktohen kampionët e të kënduarit me fyt, ndërsa këta të fundit, nga ana e vet, kanë nderin të ftohen në Tiva për të matur forcat në këtë lloj arti të të kënduarit me këngëtarët vendas. Duke marrë për bazë studimore fenomenin e Homeit janë mbrojtur jo pak disertacione. Këtu mund të përmendim Mark van Tongeren-in nga Holanda dhe Tran Hvan Kaem-in nga Franca.Të kënguari me fyt të Tiva-së i janë kushtuar studimet 25 vjeçare të specialistes në fushën e muzikës Zoja Kirgiz, rezultat i të cilave u bë mbrojtja prej saj e disertacionit për gradën shkencore të doktores së shkencave. Pikërisht në teknikën e riprodhimit, të të shprehurit të tingujve, sipas mendimit të shkencëtares, dhe konsiston ndryshimi principial i të kënduarit me fyt të Tiva-së nga llojet e tjera të të kënguarit me fyt. Interpretuesit nga Tiva-ja nuk kufizohen vetëm me shfrytëzimin e zgavrës së gojës dhe gurmazit, por këndojnë “ duke u mbështetur në krahëror, në gjoks ” — kafazi i krahërorit i tyre shërben gjatë të kënduarit si rikumbues, rezonator tingulli. 20 vjet më parë Zoja Kirgiz u bë iniciatore e krijimit të ansamblit të parë të interpretuesve të të kënduarit me fyt “ Tiva”. Si bazë për repertorin e kolektivit shërbyen këngët, gëjëdhënat, legjendat, lutjet e mbledhura nga shkencëtarët filologë vendas gjatë zhvillimit të ekspeditave folklorike. Pikërisht ansambli “ Tiva ” ishte ai që demonstroi për herë të parë artin ulikal të popullit të tij jashtë shtetit. Aktualisht Hoomei ka admiruesit dhe adhuruesit e vet në mbarë botën.