Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev kërkoi që të garantohet sigurimi i turistëve rusë jashtë shtetit. Porosia përkatëse iu dha nga ai Ministrisë së Sportit, Turizmit dhe Politikës ndaj rinisë të Rusisë. Punët në sferën e turizmit të huaj nuk po na shkojnë mbarë dhe kjo është bërë flagrante. Për javën e fundit ndodhën 2 katastrofa, në të cilat gjetën vdekjen dhe morën trauma të ndryshme  qytetarë të Rusisë. Më 16 dhjetor në jug të Izraelit u rrëzua në greminë 70 metra të thellë një autobus në të cilin ndodhej një grup qytetarësh nga Sankt – Peterburgu. Tragjedia rrëmbeu jetët e 24 personave, ndërsa 25 të tjerë morën trauma seroize. Kurse të hënën e kaluar një autobus që ishte duke çuar turistët në qytetin resort Dahab pranë Detit të Kuq (Egjipt) devijoi nga rruga dhe u përmbys në një hendet të thellë. Si rezultat i aksidentit rrugor në fjalë u vranë 7 dhe u plagosën 17 veta. Dhe këto tashmë nuk janë rastet e vetme. Pikërisht prandaj Dimitri Medvediev urdhëroi që të merren masa urgjente. Para së gjithash, fjalë bëhet mbi përgjegjësinë e operatorëve turistikë për garantimin e sigurimit të qytetarëve të Rusisë, të cilët nisen në përbërjen e grupeve turistike përtej kufijve të territorit të vendit. Juri Ivanov, i cili ka dalë shumë herë jashtë, shprehet me bindje të plotë se çdo turist rus që ka shkuar jashtë shtetit është ndeshur me një masë të tërë dukurish negative. Në radhë të parë këtu mund të përmenden fluturimet me çarter. Shumë shpesh është e pamundur të merret me mend se kur do të niset aeroplani dhe kur do të mbërrijë në destinacion. Ngandonjëherë, p.sh., mua personalisht, më është dashur të pres me të vërtetë disa orë, por ka ndodhur edhe disa ditë. Pa kujtoni pak edhe arbitrarizmat që ndodhin me turistët e Rusisë nëpër hotele pas ardhjes së tyre atje. Ekziston edhe një anë tjetër e çështjes që ka të bëjë me vendet që pranojnë turistët. Ajo është e lidhur me rishikimin e marrëveshjeve të cilat rregullojnë marrëdhëniet reciproke në sferën e përgjegjësisë së palës që pranon turistët për garantimin e sigurimit të turistëve të huaj nga ana e shtetit. Kjo u vu në dukje në porosinë e kryetarit të shtetit rus. Po këtë temë e preku edhe ministri i punëve të jashtme i Rusisë Sergei Lavrov. Në telefonatën që zhvilloi me homologun e vet egjiptian Ahmed Abdel Gejt ai u shpreh për marrjen e masave suplementare nga ana e autoriteteve kompetente egjiptiane, të cilat destinohet të përjashtojnë tragjeditë e tipit të asaj që ndodhi afër Dahab-it.