Misioni i OSBE-së në Gjeorgji do të ndërpresë punën e vet në fillim të vitit 2009. I tillë është vendimi i Këshillit të Përhershëm të Organizatës, që u miratua dje në Vjenë. Vendimi u morr pasi Rusia refuzoi të japë pëlqimin e vet për zgjatjen e tij teknike. Megjithatë Moska është e gatshme për ta shqyrtuar përsëri këtë problem, por vetëm pasi të jetë rishikuar formati i misionit, shkruan vëzhguesi ynë Aleksandër Vatutin. Vendimet në OSBE merren mbi bazën e konsensusit dhe refuzimi i njërës palë e heq automatikisht çështjen nga rendi i ditës. Ndërprerja e punës së Misionit në Kaukaz nuk do të thotë kurrësesi se Rusia kundërshton veprimtarinë e tij. Puna është se situata në rajon pas ngjarjeve të përgjakshme të gushtit, kur Gjeorgjia sulmoi me pabesi Osetinë e Jugut, ndryshoi rrënjësisht. Në hartën politike botës u shfaqën dy shtete të reja të pavarura: Abhazia dhe Osetia e Jugut, që kanë pikëpamjet e veta përkatësisht pranisë vëzhguesve të strukturave evropiane në territoret e veta. Veç kësaj, mandati i tyre përhapej në territorin e Gjeorgjisë, ndërsa tani mundësitë për të punuar në vëllim të plotë janë nën një pikëpyetje të mëdhe. Nënpunësit e OSBE-së duhet të rregullojnë marrëdhëniet e veta me subjektet e reja të së drejtës ndërkombëtare dhe të marrin pëlqimin e tyre për praninë e vëzhguesve. Pikërisht në këtë konsiston pozita e Rusisë. Diskutimet e fundit në OSBE në lidhje me zgjatjen e mandatit të misionit evidentuan edhe një problem tjetër të rëndësishëm të kësaj Organizate. Ekziston nevoja e reformimit të saj. Ndajsaj tërhoqi vëmendjen e vet në një bisedë me korrespondentin e “Zërit të Rusisë” Vladimir Voronkov, drejtor i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërevropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë. Ai tha, se ne punojmë aktivisht për realizimin e idesë së aprovimit të statusit të OSBE-së, i cili do të lejonte që të harmonizoheshin marrëdhëniet dhe të bëheshin të kuptueshme rregullat e lojës brenda këtij bashkimi shtetesh. Dhe ne shpresojmë se në qoftë se iniciativa e Dimitri Medvedevit për sigurimin evropian do të çohet përpara, atëherë OSBE-ja si pjesëmarrëse e këtij procesi do të mund të rriste seriozisht rolin e vet politik në hapësirën evroatlantike dhe ideja fillestare mbi krijimin e OSBE-së si struktura më harmonike, që merr parasysh interesat e të gjitha vendeve të interesuara për sigurimin e stabilitetit dhe përhapjen e parimeve të përgjithshme në këtë hapësirë, do të mund të bëhet realitet. Në këtë mënyrë, Moska vërtetoi se do të ngulmojë në rregullat e veta të lojës në Kaukaz, të cilat jo në emocione, po në evidentimin e saktë të kushteve dhe të kërkesave të reja gjeopolitike dhe u përgjigjen normave të së drejtës ndërkombëtare.