Furnizimet ushtarake nga ana e Ukrainës e shtynë Gjeorgjinë për të ndërmarrë agresionin e gushtit kundër Osetisë së Jugut. Një konkluzion i tillë u nxorr nga Valeri Konovaluk, kryetar i komisionit të parlamentit ukrainas për hetimin e rrethanave të dërgimit të armatimeve regjimit të Mihaill Saakashvilit. Komisioni u ngrit me iniciativën e Partisë së Rajoneve, parti opozitare kjo. Me gjithë kundërshtimin e fortë të një pjese të udhëheqjes së Ukrainës, u arrit të zbulohen shumë fakte bindëse, ndër të tjera, fakti i dërgimit për eksport i mostrave të armetimeve, nga më modernet, me të cilat është e pajisur ushtria kombëtare. Veç kësaj, nga roja luftarake në Ukrainë u hoqën 2 diviziove kompletesh raketore të sistemit të mbrojtjes kundërajrore dhe u dërguan në Gjeorgji. Sipas komisionit parlamentar, mjetet që u përfituan nga shitja e armetimeve Tbilisit, u përligjën nga firmat njëditore pranë firmës shtetërore “ Ukr — spec — eksport ” dhe nuk u derdhën në buxhet. Lidhur me të gjitha këto Valeri Konovaljuk, kryetar i komisionit hetimor, u shpreh se në çdo shtet normal evropian fakte të tilla, bile dhe një pjesëz e vogël e tyre, do të çonin në dorëheqjen e vullnetare të nëpunësve të ngatërruar në këtë aferë. Por njeriu, që gëzon aktualisht vetëm 4% të rejtingut të besimit të popullit, i cili, në fakt, e çoi vendin drejt falimentimit, ndërsa qytetarët i zhyti në dëshpërim të thellë, po bën gjithshka të mundur që të ruajë pushtetin në duart e veta dhe në këtë mënyrë t’i shmanget përgjegjësisë. Materialet e mbledhura mjaftojnë për fillimin e procedurës së impiçmentit ndaj presidentit Viktor Jushenko, u shpreh Konovaluk. Me gjithë rrezikshmërinë që paraqisnin furnizimet e armatimeve Gjeorgjisë, shumica e parlamentarëve ukrainas refuzuan t’i ndalojnë ato. Dhe kjo pavarësisht nga fakti se regjimi i Saakashvilit po vazhdon të demonstrojë agresivitet. Siç i njoftoi agjencisë informative “Interfaks” në Moskë Boris Çoçijev, përfaqësuesi special i presidentit të Osetisë së Jugut për ndjekjen e procesit të bisedimeve, Gjeorgjia po rrit potencialin e vet ushtarak në territorin pranëkufitar me republikën e tij dhe nuk po rresht provokacionet. Ja përse Moska e konsideron shumë të rëndësishme arritjen në marrëveshje me vendet e tjera në lidhje me atë që askush të mos i furnizojë armatime sulmuese ( ofensive) Gjeorgjisë. Kjo u theksua në një konferencë për shtyp në Moskë nga Sergej Lavrov, ministër i punëve të jashtme i Rusisë.