Mungesa e stabilitetit politik në Ukrainë, në fakt, përjashton mundësinë e rregullimit të konfliktit të saj rreth çështjes së gazit me Rusinë deri më 1 janar të vitit 2009. Në të vërtetë, duket sheshit se tek Kievi, si partner biznesi i komunitetit ndërkombëtar, nuk mund të kihet besim. Ukraina po përjeton krizën politike dhe ekonomike nga më të mëdhatë, më seriozet dhe më të gjatat për këto kohët e fundit. Koalicioni i ri qeverisës, i krijuar pak kohë më parë në parlament – “Vjerhovnaja Rada”, po shkatërrohet. Ekonomistët i profetizojnë defolltin e plotë vendit. Borxhi i jashtëm ia kalon katërfish rezervave valutore dhe atyre të arit të Ukrainës. Valuta kombëtare – “ grivna” ra. Borxhi që i ka vendi koncernit të Rusisë “Gazprom” përbën më se 2 milionë $. Në rast mospagimi të borxhit më 1 janar të vitit 2009 koncerni do të ndërpresë furnizimet e gazit në Ukrainë. Ndërsa personat e lartë zyrtarë të vendit merren me sqarimin e marrëdhënieve me njëri – tjetrin dhe jo me zgjidhjen e problemit të gazit, që i shkakton dëm serioz autoritetit ndërkombëtar të Ukrainës dhe vë në rrezik stabilitetin e furnizimeve të gazit të Rusisë në Evropë. Presidenti ukrainas Viktor Jushenko akuzon kryeministren Julia Timoshenko edhe për borxhin e grumbulluar të gazit, edhe për vështirësitë ekonomike të Ukrainës. Koalicionin e ri e quan aventurë, ndërsa vetë Julia Timoshenko-n e karakterizon si personalitet që ka kaluar në opozitë me kombin. Kryetarja e qeverisë, nga ana e vet, akuzon presidentin dhe rrethin e tij të ngushtë për ndërmarrjen e operacioneve të paligjshme valutore, të cilat çuan në zhvlerësimin e grivnës. Këto demaskime e bëjnë opozitën ukrainase që të shtrojë çështjen e dorëheqjes së autoriteteve të tanishme. Për sa i përket problemeve të gazit në marrëdhëniet me Rusinë, atë lindin nga viti në vit dhe përherë krijohet rreziku i ndalimit të furnizimeve. “ Gazprom” përpiqet të dalë në marrëdhëniet me Kievin tek parimet e qytetëruara të ekonomisë së tregut. Dhe Ukrainës iu propozuan më se një herë një sërë variantesh, të cilat do të mund të lehtësonin fazën kalimtare. Fjalë u bë, ndër të tjera, për krijimin e konsorciumit ndërkombëtar për drejtimin e sistemit të gazësjellësve. Kjo do të lejonte që të formoheshin marrëdhënie parimisht të reja me Ukrainën, të plotësoheshin kërkesat e tregut të saj të brendshëm dhe të garantoheshin furnizimet e gazit tranzit në Evropë. Kievit zyrtar kjo gjë nuk i erdhi aspak për mide. Prandaj, derisa të mos shlyhet borxhi, nuk do të ketë as kontratë të re për furnizimet e gazit në vitin 2009 në këtë vend. Ndërsa marrëveshja e tranzitit nuk është anuluar nga askush dhe vendet perëndimore, që janë të preokupuara nga mundësia e përvetësimit të gazit të Rusisë nga Ukraina prej gazësjellësit të eksportit, kanë mundësi që t’i kujtojnë Kievit domosdoshmërinë e zbatimit pa kushte të zotimeve të tij përkatësisht tranzitit.