Kreu i MPJ i Rusisë Sergej Llavrov quan të domosdoshëm përshpejtimin e “ meremetimit ” të arkitekturës së sigurimit evropian dhe i cilësoi si krejtësisht evidente difektet sistemore të saj. Në artikullin e vet publikuar në botimin “ E përvitshmja diplomatike ” kreu i dikasterit rus të politikës së jashtme vuri në dukje se në Evropë deri tani nuk janë krijuar mekanizmat e garantimit të sigurisë së barabartë për të gjithë, gjë për të cilën ka faj sigurisht edhe “ natocentrizmi ”. Gjatë fjalës së marrë në mbledhjen e Klubit të veprimit politik në Moskë këtë temë e shtjelloi më tej Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov. Rusia, tha ai, e bëri tashmë zgjedhjen e vet historike dhe po demonstron se është krejtësisht e hapur ndaj botës. Duke realizuar këtë qëllim vendi ynë në politikën e vet kërkon kushte optimale për zhvillimin e tij të brendshëm. Aktualisht Rusia ka shumë më tepër rezerva dhe mundësi për mbrojtjen e interesave të veta kombëtare. Veçoria e situatës gjeopolitike bashkëkohore në botë  konsiston në atë se Rusia ka të bëjë me arkitekturën e konstruktuar të sigurisë euroatlantike. Ajo i kënaq plotësisht partnerët tanë kyçë në lidhje me shumicën e parametrave: përkatësisht problemeve të sigurimit — NATO-n, për çështjet financiare deri para shpërthimit të krizës — “ Shtatëshen ”, për procesin e integrimit ekonomik — BE. Ky konstruksion është mjaft komfort dhe i leverdisshëm për Perëndimin, i cili përpiqet të mos vërë re atë fakt evident se gjatë kësaj cënohen interesat kombëtare të Rusisë. Të priten nga NATO dhe BE propozime mbi krijimin e mekanizmave të bashkëveprimit real — është punë pa bereqet. Pikërisht prandaj iniciativa e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvjediev mbi krijimin e arkitekturës së re të sigurimit në kontinentin evropian është jo vetëm konstruktive, por dhe mjaft bashkëkohore. Sepse Rusia fton për pjesëmarrje në përpunimin e saj të gjitha vendet dhe organizatat që veprojnë në hapësirën euroatlantike. Vendi ynë propozon gjithashtu që të lihen mënjanë lojrat gjeopolitike dhe të përqendrohet vemendja në çështjet reale të shpëtimit të potencialit të rritjes ekonomike në botë. Pikërisht këtë gjë presin nga shtetet dhe qeveritë biznes qarqet  dhe opinioni publik i të  gjitha vendeve pa përjashtim, theksoi Konstantin Kosaçov.