Vendet vëzhguese të OBSH janë të gatshme të ingranohen në regjistrin Unik të personave të shpallur nga OBSH në kërkim ndërkombëtar për krimet e tyre me karakter terrorist. Regjistri në fjalë vepron në kuadrin e bazës së të dhënave të Strukturës antiterroriste rajonale të OBSH-së. Kurse ajo hyn në mënyrë të drejtpërdrejtë në strukturën e krijuar nga Shërbimi Federal i Sigurimit i Rusisë, në bankën ndërkombëtare të të dhënave për kundërveprimin ndaj terrorizmit. Regjistri unik i kërkimit të personave i Strukturës antiterroriste rajonale të OBSH-së u krijua 4 vite më parë. Kjo u lejoi shërbimeve speciale dhe organeve të ruajtjes së rendit të 6 vendeve — anëtare të OBSH - Rusisë, Kinës, Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit - që të marrin nën kontroll situatën në rajon. Për këtë tregoi në intervistën e vet dhënë r/s “ Zëri i Rusisë ” përfaqësuesi fuqiplotë i presidentit të Federatës Ruse në OBSH Leonid Moisejev. Sipas fjalëve të tij, regjistri plotësohet vazhdimisht dhe rinovohet rregullisht. Në kuadrin e OBSH po diskutohet çështja e krijimit të kanaleve të mbyllura të ndërlidhjes. Kjo u duhet shërbimeve speciale për këmbimin operativ të informacionit mbi kërcënimet e mundshme terroriste, mbi veprimtarinë e organizatave terroriste në territorin e vendeve - anëtare të OBSH. Këto, në radhë të parë, janë grupime të tilla si “ Al - Kaeda ” dhe grupet ekstremiste të lidhura me talebanët. Mbahen nën vëzhgim edhe organizatat terroriste që veprojnë në vende të veçanta të OBSH. Këtë vit nga Struktura antiterroriste rajonale e OBSH u miratua reglamenti, i cili i lejon kësaj strukture të mbajë kontakte dhe të hyjë në lidhje të domosdoshme për të me strukturat analogjike antiterroriste që veprojnë në kuadrin e organizatave të tjera ndërkombëtare. P.sh., të themi, në ASEAN ekziston Komiteti Antiterrorist. Regjistri unik i kërkimit të personave shkakton një interesim të madh edhe ndër shtetet - vëzhguese në OBSH, thotë Leonid Moisejev.Një nga arritjet më të mëdha është ajo se po vazhdon puna e përbashkët e rregullt, aktive dhe qëllimsynuese për luftën kundër të gjitha shfaqjeve terroriste në rajon. Po rriten mundësitë e bashkëveprimit reciprok nëpërmjet Strukturës antiterroriste rajonale të OBSH. Ne po shqyrtojmë gjithashtu mundësinë e bashkëpunimit me vendet - vëzhguese të OBSH përmes linjës së kësaj strukture. Për to kjo gjithashtu paraqet interes, edhe për Indinë, edhe për Pakistanin, Iranin, në një shkallë më të ulët për Mongolinë. Veprimtaria e Bankës ndërkombëtare të të dhënave për kundërveprimin ndaj terrorizmit, po ashtu si dhe Struktura antiterroriste rajonale e OBSH, destinohet ti shërbejë krijimit të hapësirës unike antiterroriste. Detyrë kryesore e saj është plotësimi i rezolutës № 1373 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i obligon shtetet të parandalojnë krijimin e strukturave terroriste financiare dhe të këmbejnë aktivisht informacionin në sferën e parandalimit të rrezikut kërcënues terrorist.