Faza e tretë e konsultimeve shumëpalëshe në Gjenevë për roblemet e sigurimit në Kaukaz përfundoi pa rezultat. Ndërkaq, u shpreh gadishmëria për të kërkuar rrugëzgjidhjen politike të situatës në rajon pas luftës të iniciuar nga Gjeorgjia kundër Osetisë së Jugut. Këtij procesi  iu dha fill nga marrëveshja e quajtur Medvjediev – Sarkozi. Delegacionet e OKB-së, OSBE-së, Bashkimit Evropian, Rusisë, SHBA-s, Gjeorgjisë, Abkhzisë dhe Osetisë së Jugut zhvilluan një bisedë konkrete për sigurimin e paqes në zonat e konfliktit gjeorgjiano — osetinianojugor dhe gjeorgjiano — abkhazian. Konsultimet po zhvillohen në formatin e grupeve të punës me qëllim që të gjitha delegacionet të kenë mundësi të shprehin mbi bazën e barazisë pikëpamjen e vet. Ndaj kësaj tërhoqi vemendjen Grigori Karasin, zv. ministër i punëve të jashtme i Rusisë. Ka shumë rëndësi, tha ai, fakti se përfaqësuesit e të dy shteteve të reja, të pavarura kaukaziane mund të shprehin hapur vlerësismet e veta politike së bashku me pjesëmarrësit e tjerë të diskutimeve tona në Gjenevë, të diskutojnë për atë që ka të bëjë me të ardhmen e tyre. Ne arritëm të kapërcejmë barrierat e protokollit dhe të përpunojmë formatin që nuk pengon këmbimin e lirë të mendimeve dhe nuk diskriminon asnjë nga pjesëmarrësit. Vetë fakti se faza e tretë u zhvillua me gjithë divergjencat ekzistuese serioze midis Gjeorgjisë dhe republikave të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë është vetëm për tu përshëndetur, mendon politologu Sergej Markov. Këto bisedime janë shumë të rëndësishme, meqenëse nga ky konflikt duhet të dilet me ndihmën e paqes. Dhe është tejet i rëndësishëm fakti i zhvillimit të këtyre bisedimeve, ajo se gradualisht palët po ulen rreth tryezës së bisedimeve. Bisedimet u zhvilluan dhe kjo është një gjë mjaft e mirë. Faza e ardhshme e konsultimeve në Gjenevë është caktuar për 17 — 18 shkurtin e vitit të pritshëm. Zgjidhja e problemeve kaukaziane kërkon kohë dhe perceptimin e kushteve dhe kërkesave ekzistuese, një prej të cilave është pavarësia e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.