Gati 500 bredha gjigandë të zbukuruar me dhjetra mijëra lodra të mrekullueshme të vitit të ri dhe shirita shumë kilometërsh dritëzash regëtitëse shumëngjyrëshe janë vendosur në sheshet dhe parqet e kryeqytetit rus. Ato i montuan në ditët e para të dhjetorit kur moti theu të gjitha rekordet përkatësisht temperatave të larta dhe kur nuk të besohej se po afrohej Viti i Ri. Prandaj dhe dizajnerët shpikën dhe aplikuan jo pak gjëra interesante me qëllim që tu krijojnë moskovitëve ndjesinë e dimrit të vërtetë rus - me ngrica dhe dëborë. Në bulevardin kryesor të kryeqytetit rus Tvjerskoi lartësohet një bredh gjigand i mbuluar i tëri me brymë. Degët jeshile të bukuroshes së pyllit janë spërkatur me një përbërje speciale lëndësh që imitojnë dëborën. Dizajneri Eugjeni Gulin e pranon se gjatë punës pë krijimin e dekorit të këtij bredhi ai u zhyt në leximin e historive të përrallave dimërore “ Morozko ” dhe  “ 12 muajtë ”. Bora, shkëlqimi i kristaltë, solemniteti, madhështia, thotë dizajneri, të gjitha këto janë tiparet karakteristike të dimrit rus, të festës së Vitit të Ri.  

Ndërsa disa kolegë të dizajnerit Eugjeni Gulin bënë të kundërtën duke menduar për ata që preferojnë stinën e verës. Në vendin e quajtur Cvjetnoj Bulvar ata vunë në funksionin një kaskadë të tërë shatërvanësh llamburitës. Ndriçimi festiv që imiton furrilat dhe stërkalat e ujit, sipas idesë së tyre, duhet tu kujtojë që tani moskovitëve, që përherë diku nxitojnë, se festa është farë afër! Në sheshin mu në zemër të Moskës u montua një qendër multimediatike e quajtur “ Videodhurata ”. Nga ajo natën e Vitit të Ri dhe gjatë ditëve të para të vitit që sapo do të hyjë çdo moskovit apo mysafir i kryeqytetit mund të urojë në regjimin on-line familjarët dhe të afërmit e vet. Ndërsa vetëm disa dhjetra metra larg Teatrit Bolshoi çdonjëri mund të shohë balerinën që kërcen në mes të sheshit. Atë e konstruktoi Vladimir Makarov.  Ky është një konstruksion iluminues me elementë të ndritshëm brenda vetes, thotë ai. Në sfondin e tij nën tingujt e muzikës do të kërcejë në mënyrë mjaft gracioze balerina e përbërë nga mijëra dritëza shumëngjyrëshe. Me që ra fjala, vendet dhe objektet më interesante festive të kryeqytetit janë përfshirë në hartën interaktive të quajtur “ Moska e veshur me petkun festiv të Vitit të Ri ”, e cila do të vendoset në vendin e quajtur Pokllonaja Gara ”, një nga rajonet ky ku preferojnë të kalojnë kohën e lirë e të pushojnë moskovitët. Kështu që çdo njeri mund të përcaktojë itinerarin që dëshiron të ekskursioneve të veta, sepse që të shikosh zbukutimin origjinal të qytetit duhet jo pak kohë. Për fat të mirë pushimet e dimrit për rusët janë të gjatë - plot 10 ditë.