Policia izraelite po heton tragjedinë që ndodhi në qendrën resort Eilat. Sipas versionit paraprak shkak i katastrofës u bë pakujdesia e shoferit. Vërtet policia e përmbajtur në vlerësimet e veta dhe sipas fjalëve të përfaqësuesit të organeve të drejtësisë, po shqyrton  tre pista: shoferi, rruga dhe makina. Menjëherë pas avarisë, për incidentin iu raportua presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev. Ai u shprehu ngushëllimet e veta familjeve të qytetarëve të vrarë të Rusisë dhe porositi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë për Situatat e Jashtëzakonshme që tu japin ndihmën e nevojshme të gjithë të dëmtuarve. Pala izraelite, nga ana e vet, deklaroi mbi gatishmërinë e saj për të bërë gjithçka për dhënien e ndihmës të dëmtuarve dhe për të pranuar në vendin e vet farefisin e të vrarëve. Për këtë në telefonatën me Dimitri Medvedievin deklaroi presidenti i Izraelit Shimon Peres. Në Izrael mbërriti nga Peterburgu aeroplani i Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme, dhe për atje po përgatitet për tu nisur edhe një aeroplan tjetër. Për këtë njoftoi Leonid Beljaev, shef i drejtorisë së Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme për Petërburgun. Në bordin e aeroplanit ndodhen psikologë, mjekë dhe grupi operativ i Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme, i cili do të merret me të gjitha çështjet organizative në vend, dhe sigurisht, të afërmit e të dëmtuarve. Në Izrael incidenti quhet katastrofa automobilistike rrugore, nga më të mëdhatë në historinë e vendit. Viktimat e saj patën ardhur me ftesë të palës Izraelite me qëllim që të njiheshin me një objekt relativisht të ri për turizmin e Rusisë. Tani punon ditë e natë shtabi i krizave. Firmat e sigurimit merren me mbledhjen e informacionit për atë se kush ka nevojë për ndihmë dhe çfarë lloj ndihme. Ky është një rast që ka të bëjë plotësisht me sigurimin. Të gjitha kurimet do të bëhen për llogari të firmave të sigurimit, si dhe kthimi i të vrarëve në atdhe.