Çështë për të ardhur keq, situata në Shqipëri po zhvillohet në mënyrë gjithnjë e më të qartë sipas skenarit më të rrezikshëm. Konfliktet mes autoriteteve dhe opozitës jo vetëm që nuk po zgjidhen, por bile dhe kërcënojnë të shndërrohen në një rrezik real për stabilitetin dhe sigurimin e përgjithshëm të mbarë rajonit ballkanik në tërësi. Një rrezik të madh paraqet procesi i zhurmshëm gjyqësor, që po vjen duke marrë forcë tani në Shqipëri. Opozita ka ndërmend të shfrytëzojë aktivisht vendimin e Gjykatës së Lartë mbi fillimin e shqyrtimit të akuzave që u ngritën kundër ministrit të punëve të jashtme Lulzim Basha. Ai akuzohet për korrupsion gjatë zgjidhjes së çështjes së ndërtimit të autostradës mes Shqipërisë dhe Kosovës, i cili u pagëzua me emrin “Rruga e shekullit”. Tirana dhe Prishtina ndjekin me vëmendje realizimin e projektit, të cilit ju dha rëndësi politike dhe prandaj zhvillimi i mëtejshëm i çështjes së Lulzim Bashës mund të çojë si në acarimin e marrëdhënieve mes autoriteteve dhe opozitës brenda Shqipërisë, ashtu dhe në tensionimin e marrëdhenieve reciproke të kësaj të fundit me Kosovën dhe rritjen e prirjeve ekstremiste dhe nacionaliste në krahinë. Nuk është e aspak diçka e rastit që palët e konfliktit gjyqësor përpiqen aktivisht, bile që sot, të vënë në lojë kartën kosovare. Minisri i punëve të jashtme akuzon kundërshtarët e vet për synimin që ndjekin në minimin e realizimit të projektit të përbashkët gjeostrategjik të Shqipërisë dhe Kosovës me tërheqjen e të hollave të Bashkimit Evropian dhe bile i quan ata agjentë serbë. Ndërsa kritikët e tij janë të sigurt se vetë Lulzim Basha po diskrediton bashkëpunimin kosovaro-shqiptar dhe njëkohësisht autoritet e tanishme të Tiranës. Sidoqoftë, duke marrë parasysh postin e lartë të të akuzuarit kryesor, situata rreth projekteve të përbashkëta të Tiranës dhe Prishtinës mund të acarohet akoma dhe më shumë në një kohë të afërt, duke tërhequr në orbitën e vet liderët ambiciozë shqiptarë të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Ndërsa kjo nuk i premton asgjë të mirë stabilitetit në rajon, meqenëse që para shpalljes së pavarësisë së Kosovës autoritetet e Shqipërisë u premtuan shqiptarëve kosovarë çdo lloj ndihme, kujton eksperti i Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Karasjov. Ai shprehet, se autoritetet e Tiranës deklaruan menjëherë se janë të gatshme për ti ndihmuar vëllezërit kosovarë që të ndërtojnë një rrugë moderne deri në Durrës. Ajo duhet tu lejojë autoriteteve të Kosovës që të shmangin pasojat negative në krahinë, në rast të ndonjë bllokade nga ana e Serbisë, ndër të tjera, të bëjnë të mundur arritjen pa pengesa të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Prandaj problemet rreth ndërtimit të kësaj rruge automobilistike magjistrale, veçanërisht me karakter kriminal, do të priten nga Tirana dhe Prishtina si goditje e dhënë mbi vetë çështjen shqiptare dhe interesat e integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian, duke shkaktuar njëkohësisht jehona të rrezikshme në rajone të tjera të Ballkanit që popullohen nga shqiptarët, thotë Aleksandër Karasjov.