Rusia është e gatshme për vendosjen e një bashkëpunimi të barabartë me SHBA-ës dhe Bashkimin Evropian. Për këtë ministri rus i punëve të jashtme Sergej Llavrov deklaroi para gazetarëve në Moskë. Viktor Jenikejev, vëzhgues i radikompanisë " Zëri i Rusisë " në këtë mënyrë i komentoi shprehjet e ministrit të punëve të jashtme. " Fjalët e ministrit Llavrov tingëlluan kur në Moskë ndodheshin dy delegacione përfaqësuese amerikane. Njëri prej tyre përbëhej nga ekspertët që mbërritën për diskutimin e problemit të sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket në Evropë, afatit të Traktatit №1 të Armatimeve Strategjike Ofensive dhe procesit të mospërhapjes së armës së shfarosjes në masë. Ai u kryesua nga Xhon Rud, i ngarkuari me detyrat e zëvendës sekretarit amerikan të shtetit, ndërsa delegacioni tjetër i Kongresit amerikan u përfaqësua nga Elen Tausher. Është karakteristike se sot në Moskë pritet të mbërrijë me një vizitë katërditore edhe delegacioni i Senatit amerikan me në krye Riçard Llugar, personalitet i njohur ky i Partisë Republikane. Ai gjithashtu do të diskutojë në Moskë çështjet e stabilitetit strategjik, të çarmatimit si dhe rrugëdaljen nga kriza globale ekonomiko — financiare. Është për të vënë në dukje se para disa ditësh  në Rusi ishte edhe Henri Kisinxher, si të thuash, patriarku i diplomacisë amerikane, ish sekretar amerikan i shtetit. Nuk është e vështirë që të vihet re se ne jemi dëshmitarë të aktivizimit të qartë të kontakteve të nivelit mjaft të lartë Rusi-SHBA. Kjo siç duket dëshmon për atë se edhe Moska, edhe Uashingtoni janë të pakënaqur nga gjendja e tanishme e marrëdhënieve dypalëshe. Në të dy kryeqytetet  nevojiten vepra reale dhe jo fjalë të bukura për përmirësimin e tyre. Të dyja palët shfaqin shpresën se kjo do të mund të bëhet pasi presidenti i sapozgjedhur amerikan Barak Obama të ketë zënë vendin e vet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar të vitit 2009. Tërheq vëmendjen edhe ai fakt se edhe Presidenti i Rusisë Dimitri Medvjediev, edhe kryeministri Vladimir Putin kanë deklaruar më se një herë mbi gatishmërinë e Moskës për dialog konstruktiv, të ndershëm dhe me leverdi raciproke me SHBA-ës. Por ai është i mundur vetëm mbi bazën e barazisë, gjë kjo, që u kujtua përsëri nga ministri rus i punëve të jashtme Sergej Llavrov, dhe evidentimit reciprok të interesave. Mund të shpresohet se një dialog i tillë do të bëhet realitet, duke marrë parasysh edhe disa sinjale pozitive që i vijnë Moskës nga ekipi i Barak Obamës.