Ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut në takimin e vet në Bruksel morën vendimin e përbashkët për rifillimin e dialogut me Rusinë. Ndoshta, mbledhja jo formale e Këshillit Rusi – NATO do të mbahet që para përfundimit të vitit 2008. Vladimir Jevsejev, ekspert për analizën ushtarake i Qendrës së Studimeve Politike të Akademisë të Akademisë së Shkencave të Rusisë është i sigurt se Moska dhe Brukseli kanë një potencial të mirë bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, në fushën e mospërhapjes së armës bërthamore, në luftën kundër rreziqeve të tjera. Dhe veçanërisht i rëndësishëm është dialogu mes Rusisë dhe Aleancës, kur mendimet e palëve për ndonjë problem dallohen dhe duhet të kërkohet kompromis. Kjo ka të bëjë, ndër të tjera, me planet amerikane për të vendosur elementet e sistemit të vet kombëtar të mbrojtjes antiraket në territoret e Çekisë dhe të Polonisë. Këtu lind menjëherë pyetja se ç’do të thotë rajoni i tretë pozicional i sistemit amerikan të mbrojtjes antiraketë në Evropë? Unë mund të them, si ekspert ushtarak që jam, u shpreh Vladimir Jenjikejev, se ai parashikohet për mbrojtjen e territorit të SHBA-s dhe jo atë të Evropës. Pse? — do të pyesni ju. Në qoftë se do të bëjmë një hipotezë të tillë se nga Irani u lëshua një raketë ndërkontinentale në drejtim të Uashingtonit, amerikanët, sigurisht, e kanë më për mbarë ta rrëzojnë atë nga veriu i Polonisë. Domethënë, radari i vendosur në Çeki dhe atiraketat në Poloni janë pikërisht ai sistem bazë pararojë i mbrojtjes antiraketë të SHBA-s që do të krijohet në interes të vetë SHBA-s.  Por Irani nuk disponon raketa ndërkontinentale të afta që të arrijnë në territorin e SHBA-s në largësinë më se 1000 kilometra. Dhe Pentagoni e di fort mirë këtë gjë, sepse SHBA-s ndërtuan radarin e vet në Izrael, prej nga ku duket shumë mirë i gjithë territori i Iranit. Së dyti, po ta zemë se Irani në një perspektivë të largët do të zotërojë raketat ndërkontinentale dhe do të marrë guximin të sulmojë me to SHBA-s, atëhere kundërgoditja nga Polonia, në rast rrëzimi të raketës iraniane, do të çojë në atë se copat e saj ka shumë mundësi të bien në territorin e Rusisë. Këto copa mund të përmbajnë materiale radioaktive, armë kimike ose bakteriologjike, domethënë, në qoftë se do të shkatërrohet blloku luftarak i raketës iraniane, kjo mund të çojë në një shpërthim bërthamor! Të gjitha këto ngjallin shqetësim tek Rusia, e cila, pa dyshim nuk dëshiron aspak një të ardhme të tillë për veten e saj. Ne jemi më se të bindur në atë, se sigurimi i disa vendeve nuk duhet të garantohet në saje të cënimit të sigurisë së të tjerëve. Kjo është pozita jonë parimore për të cilën kanë folur edhe presidenti i Rusisë Dimitrij Medvjedjev dhe kryeministri Vladimir Putin. Ja përse është kaq i rëndësishëm vlerësimi ynë i përbashkët i rreziqeve, ja përse duhet një dialog krejtësisht i ndershëm, i sinqertë në kuadrin e Këshillit Rusi – NATO, konkludon Vladimir Jevsejev, ekspert i Qendrës së Studimeve politike të Akademisë së Shkencave të Rusisë.