Sa më shumë që afrohet Viti i Ri, aq më i mprehtë bëhet problemi i pagesave nga ana e Ukrainës për gazin e furnizuar asaj prej firmës së Rusisë “Gazprom”. Kryetari i kësaj të fundit Aleksej Miler, duke marrë fjalën para pak kohe në mbledhjen e presidiumit të Biznes kongresit evropian, theksoi se thellimi i mëtejshëm i problemit është i mbarsur me pasoja serioze negative, të cilat nuk mund të mos  merren parasysh, duke kujtuar se shuma e përgjithshme e pagesave për periudhën shtator — nëntor përbën 2,4 miliardë dollarë. Në të njëjtën kohë Ukraina është vend- tranzitor, sepse nëpërmjet territorit të saj gazi rus furnizohet në Evropë. Ka disa dekada që “Gazprom”  i  zbaton në kohë dhe në mënyrë të ndërgjegjshme të gjitha zotimet e veta për sigurimin e partnerëve evropianë me gaz dhe kurrë nuk ka lënë askënd në baltë. Për sa i përket borxhit, kur fjalë bëhet për shuma të mëdha, do mbajtur mend, se “Gazprom-i”  është firmë komerciale. Ajo duhet të bëjë investime dhe të mbajë përgjegjësi para aksionerëve. Me fjalë të tjera, “Gazprom-i”  nuk mund të furnizojë mallin e vet falas, gjë që është theksuar më se një herë nga përfaqësuesit zyrtarë të koncernit. Gazi i Rusisë blihet nga shumë vende evropiane, dhe disa prej tyre lidhur me krizën financiare ndodhen në një situatë të vështirë. Këto janë, p.sh., Hungaria, Greqia, Bullgaria. Por ato vazhdojnë të paguajnë për burimet energjitike. Sipas mendimit të ekspertëve, tani ekzistojnë instrumente me ndihmën e të cilave mund të ngrihet niveli i disiplinës së pagesave të Ukrainës. Aleksei Gromov, zëvendës drejtor i Institutit të strategjisë energjitike tha “ se sipas kushteve të marrëveshjes së përfunduar mes Ukrainës dhe Rusisë në vitin 2006, furnizimet e gazit në Ukrainë u ndanë nga realizimi i tranzitit të gazit për në vendet e Evropës Perëndimore, gjë që lehtëson në mënyrë të konsiderueshme situatën me sigurimin e tranzitit të gazit të Rusisë për atje nëpër territorin ukrainas. Për më tepër se ekziston mundësia që të mbushet suplementarisht me lëndë hidrokarbure gazësjellësi  Jamal-Evropë, i cili kalon nëpër territoret e Biellorusisë dhe Polonisë me anashkalim të territorit ukrainas. Ndërsa me këto vende Rusia s’ka probleme të konsiderueshme në sferën e gazit. Problemin e rreziqeve të lidhura me tranzitin e gazit të Rusisë nëpër territorin ukrainas do të lejojë që ta eliminojë vënia në shfrytëzim e gazësjellësit për eksportin “Rryma veriore” me itinerar Rusi — Gjermani, që do të kalojë nëpër fundin e detit Balltik. Prandaj nuk të habit aspak fakti se në vendet evropiane po vjen duke u rritur perceptimi i asaj se ky gazësjellës i duhet Evropës. Njëkohësisht, bile që tani po bëhet e qartë se në të ardhmen arkitektura e marrëdhënieve të prodhuesve, konsumatorëve dhe tranzitorëve të burimeve energjitike do të ndryshojë. Ndoshta, në të do të ndryshojë balanca mes tregëtisë në bursa dhe jashtë bursave. Këto probleme do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme të Biznes kongresit evropian që do të mbahet në qershor të vitit 2009.