Vendet e Bashkësisë Ekonomike të Evropës dhe Azisë (EvrAzEs), kanë si qëllim koordinimin e përpjekjeve dhe janë të gatshme për veprime të përbashkëta për kapërcimin e pasojave negative të krizës ekonomike botërore. Për këtë deklaroi sot në Moskë kryeministri i Rusisë Vladimir Putin në mbledhjen e zgjeruar të Këshillit ndërshtetëror të EvrAzEs-it, që u mbajt në nivel të krerëve të qeverive. Përsa i përket Rusisë, sipas fjalëve të Vladimir Putinit, prodhimi industrial, sipas rezultateve të vitit 2008, do të ketë shtesë, ndonëse një sërë degësh po hyjnë në periudhën e rënies së prodhimit. Ai vazhdoi më tej, duke thënë, se: “ Ne na prekin drejtpërsëdrejti faktorë të tillë si vështirësitë në tregjet financiare globale dhe rënia e çmimeve të mallrave tradicionale të eksportit tonë. Mirëpo ne jemi të bindur se ekonomia e Rusisë është aq sa duhet e qëndruaeshme, që me humbje minimale të përshkojë këtë periudhë të mungesës së stabilitetit. Dhe ne nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga realizimi i programeve në sferën sociale, theksoi veçanërisht kryeministri i Rusisë. Bile që sot mund të thuhet se ne arritëm të parandalojmë krizën sistemore në sistemin bankar. Ndërkohë që një rrezik i tillë ekzistonte, tek ne u ruajt besimi i depozituesve, gjë që është shumë e rëndësishme, theksoi kreu i qeverisë. Pa dyshim, një prej temave nga më të rëndësishmet të mbledhjes, ishte situata e vështirë në ekonominë botërore, e cila prek të gjitha shtetet e EvrAzEs-it. Lidhur me këtë u morën vendimet për përsosjen e proceseve integruese dhe forcimin e hapësirës unike ekonomike. U nënshkruan 9 dokumente, që kanë të bëjnë me sfera të tilla të rëndësishme si favorizimi dhe mbrojtja reciproke e investimeve, bashkërendimi i politikës valutore, kontrolli mbi qarkullimin e kapitalit, si dhe formimi i sistemit informativ dhe tregut energjitik të shteteve të EvrAzEs-it. Në këtë Organizatë aktualisht hyjnë: Bjellorusia, Kazikistani, Kirgizia, Rusia dhe Taxhikistani. Anëtarësia e Uzbekistanit në këtë Organizatë me lutjen e tij përkohësisht u pezullua. Vladimir Putin theksoi se Rusia do të zbatojë në vëllim të plotë zotimet e veta financiare ndërkombëtare dhe ka ndërmend të përcaktojë mjete financiare për përkrahjen e ekonomive të vendeve fqinje. Moska tashmë derdhi në llogaritë e organizatave financiare ndërkombëtare 1 milirdë dollarë, veç kësaj i dha Bjellorusisë një kredi me shumë 2 miliardë dollarë për përkrahjen e ekonomisë dhe ka ndërmend të japë një kredi analogjike deri në fund të këtij viti edhe qeverisë së Kirgizisë.