Që prej 15 vjetësh në Rusi vepron Kushtetuta e cila është bazë e paqes dhe stabilitetit shoqëror në vend. Ja se ç’shkruan vëzhguesi ynë Vjaçesllav Sollovjov i cili në vitin 1993 ka ndjekur drejtpërsëdrejti punën e zhvilluar mbi projektin e ligjit themelor. Referendumin e 12 dhjetorit, në të cilin çdo qytetar mund të shprehej “ pro” ose “ kundër ”projektit të Kushtetutës, e parapriu një periudhë mjaft e vështirë e jetës së Rusisë. Organizatori i votimit të projektit Nikollaj Rjabov kujton, se kushtetuta i kushtoi vendit shumë mundime. Vitet dhe muajt që paraprinë aprovimin e saj kanë qenë shumë tragjike. Dhe që të sigurohej stabiliteti në vend, që t’i jepej perspektiva popullit, ekzistonte nevoja jetike për aprovimin e Kushtetutës, e cila t’u përgjigjej edhe kushteve dhe kërkesave të ditës së sotme, edhe të së ardhmes, tek e cila varte shpresa të mëdha, në të cilën besonte populli i Rusisë. Dhe kjo u arrit të bëhet. Rezultatet e votimit të Kushtetutës vërtetuan domosdoshmërinë e saj jetike. Ndërkaq, për herë të parë në historinë e sotme, festimi i Ditës së Kushtetutës po bëhet në kushtet kur shoqëria diskuton aktivisht propozimet e presidentit për amendamentet në ligjin themelor, të cilat kanë të bëjnë me rritjen e afateve të kompetencave të kryetarit të shtetit dhe parlamentit, përkatësisht, deri në 6 dhe 5 vjet.  Me që ra fjala, pikërisht afate të tilla u propozua që të fiksoheshin në tekstin e ligjit themelor gjatë kohës së përpunimit të tij.Por si rezultat u zgjodh afati 4 vjeçar me qëllim që të arrihej kompromisi me opozitën. Ndërsa tani, siç theksoi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedjev, fjalë bëhet jo për reformën kushtetuese, por për korrigjimin e ligjit themelor, i cili nuk prek thelbin politik dhe ligjor të ekzistencës së institucioneve përkatëse, por rrit efektivitetin e veprimtarisë së tyre. Kushtetuta e Rusisë është efektive, ajo vepron dhe dispozitat e saj bazë duhet të mbeten të patundura për shumë vjet.Të drejtat dhe liritë e qytetarëve, sovraniteti i popullit, rendi shtetëror, organizimi federativ, parimet e organizimit të pushtetit gjyqësor, vetëqeverisjes lokale, bazat e tjera të rendit kushtetues janë sanksionuar për një periudhë të gjatë historike, dhe këto parime kryesore, fondamentale, unë, si garant i Kushtetutës që jam, do t’i ruaj dhe do t’i mbroj, siguron Presidenti i Rusisë.