Vendet evropiane duhet të aktivizojnë kontaktet me “Gazprom-in " në realizimin e projekteve “Rryma veriore” dhe “Rryma jugore”. Për këtë deklaroi një burim në koncernin në fjalë të Rusisë posaçërisht pёr “Zërin e Rusisë” lidhur me atë se Ukraina mund të krijojë përsëri rreziqe serioze gjatë tranzitit të gazit të Rusisë që u furnizohet nëpёrmjet kësaj rruge konsumatorëve evropianë. Ukranina nuk ka lidhur deri tani kontratë përkatёsisht furnizimi tё gazit të Rusisë për vitin e ri. Kjo nuk përjashton atë situatё se kur tё provojё deficitin e gazit Ukraina mund të fillojë përsëri të përvetësojë në mënyrë të pasanksionuar gazin e Rusisë nga tubacioni i eksportit të destinuar për Evropën Perëndimore. Pikërisht kështu ndodhi në vitin 2006. Veç kësaj, gjendja teknike e sistemit të tubacioneve për transportimin e gazit në territorin ukrainas që siguron tranzitin e gazit për konsumatorët evropianë po vjen duke u keqësuar çdo vit e më shumë. Prandaj siguria, se në rrugën e gazit të Rusisë për në Evropë nuk do të ketë çrregullime teknike, po minimizohet gjithnjë e më tepër. Dhe gjendja e avarisë së tubacionit shpjegohet me atë, se Ukraina nuk financon aq sa duhet për mirëmbajtjen  e këtij tubacioni, ndërsa mundësitë e investimeve të huaja, ndër të tjera, të Rusisë, në fakt, u mbyllën. Ndërkaq “Gazprom-i "  ka përvojë në investimet në sistemet e transportimit të gazit të vendeve të tjera, në Evropë. Kryeministri Vladimir Putin, duke iu përgjigjur këto ditë pyetjeve të qytetarëve me anë të televizionit, vlerësoi lartë gatishmërinë e partnerëve evropianë të Rusisë për bashkëpunimin në këtë fushë. Ata dhanë pëlqimin e vet për praninë tonë në transportin energjetik evropian, dhe bile në sistemin kryesor të tij. Ky është një shembull shumë i mirë i integrimit në sferën energjetike, sferën ekonomike, nga më të rëndësishmet. Kjo do të thotë se një punë e tillë e përbashkët do të rrisë transparencën, sigurinë dhe stabilitetin si të ekonomisë së Rusisë, ashtu dhe të ekonomive evropiane. Kjo ka të bëjë edhe me bashkëpunimin ndërkombëtar në kuadrin e projekteve  “Rryma veriore” dhe “Rryma jugore”. Të dyja ato kanë të bëjnë me garantimin e sigurisë energjitike evropiane dhe minimizimin e rreziqeve të tranzitit.  Gazësjellësi  “Rryma veriore” do të kalojë nëpër fundin Detit Balltik deri në Gjermani, duke anashkaluar territoret e vendeve tranzitore. Si partnere të “Gazprom-it" në ndërtimin e tij veprojnë firmat gjermane dhe hollandeze. Gazësjellësi  “Rryma jugore” do të kalojë nëpër fundin e Detit të Zi nga qyteti i Rusisë Novorosijsk deri në portin bullgar Varnë, prej andej nëpër  territorin e Gadishullit Ballkanik në Itali dhe Austri me anë të dy linjave. Të dyja projektet kanë rëndësi të dorës së parë për plotësimin e kërkesave në rritje të tregut evropian.