Mospagimi i gazit të Rusisë nga Ukraina ngjall shqetësim tek vendet evropiane për sigurinë e vet energjitike. Vulf Bernotat, kreu i koncernit energjitik EON, nga më të mëdhenjtë në Gjermani, mendon se në qoftë se Ukraina nuk do të paguajë, atëherë koncerni i Rusisë " Gazprom " do të jetë i detyruar  që të ndalojë furnizimet e gazit, dhe kjo jo për shkak të arsyeve politike, por atyre ngushtësisht ekonomike. Evropa ia ka frikën përsëritjes së asaj situate që u krijua para dy vjetësh. Atëherë Ukraina filloi të përvetësonte gazin e Rusisë nga tubacioni i eksportit, që kalon nëpër territorin e saj për në Evropën Perëndimore. Kjo ndodhi pasi Rusia kufizoi në mënyrë të theksuar furnizimet e gazit në Ukrainë për shkak të mospagimit nga ana e saj. Tani në përputhje me kontratat, Ukraina e ka për detyrë që deri më 31 dhjetor të vitit 2008 të paguajë për gazin që i është furnizuar asaj për këtë muaj, si dhe të kthejë gjithë borxhin e vet për gazin e furnizuar më përpara. " Gasprom "  vë në dukje, se në qoftë se situata me pagimin e borxhit nuk do të ndryshojë rrënjësisht, atëherë aty nga fundi i vitit borxhi i Ukrainës do t'ia kalojë shumës 3 miliardë $. Duke iu përgjigjur pyetjes, në se do të merret vallë vendimi për ndërprerjen e furnizimeve të gazit Ukrainës, Sergei Kuprijanov, përfaqësues zyrtar i koncernit tha: " Ne do të donim ta shmangnim  një zhvillim të tillë të ngjarjeve. Ne kemi kohë që për ditët që mbeten deri në Vitin e Ri të arrijmë të merremi vesh për gjithshka. Por duhet të kuptohet edhe ajo, se ne nuk mund të furnizojmë gaz pa kontratë. Dhe një kontratë e tillë sot është e gatshme, por për shkak të borxhit të Ukrainës nuk nënshkruhet ". Kryetari i qeverisë së Rusisë Vladimir Putin, gjatë komunikimit interaktiv të paradokohshëm me banorët e vendit, e paralajmëroi Ukrainën, se në qoftë se ajo do të përvetësojë gaz nga tubacioni i transitit, Rusia do t'ia reduktojë asaj furnizimet e lëndëve hidrokarbure. Në të njëjtën kohë ai theksoi se Rusia ka ndërmend të zbatojë rreptësisht zotimet e veta përkatësisht furnizimeve të gazit në Evropën Perëndimore. Rusia u jep sinjal partnerëve evropianë në lidhje me atë se " Gazprom "  mbetet furnizuesi më i sigurt i gazit, se ai bën çmos që të rregullojë situatën me Ukrainën dhe në këtë mënyrë të eliminojë preokupimet e vendeve evropiane në lidhje me sigurinë e vet energjetike. Ndërkaq është mëse e qartë se  " Gazprom " nuk mund të furnizojë mallin e vet  ashtu, falas, dhe aq më tepër, ta furnizojë atë pa kontratë.