Ideja e Moskës mbi përpunimin e një Traktati të ri të sigurimit evropian po fillon të marrë tipare konkrete. Greqia, që do të jetë vend-kryetar në OSBE  vitin që vjen, shprehu gatishmërinë për të  zhvilluar në vendin e vet, në gjysmën e parë të vitit, konferencën speciale për diskutimin e propozimit të Rusisë. Për këtë synim njoftoi ministri i punëve të jashtme i Rusisë Sergej Lavrov, gjatë fjalës së mbajtur në një konferencë për shtyp në Helsinki, sipas rezultateve të takimit ministror të OSBE-së. Iniciativa e Rusisë u prit pozitivisht nga shumë pjesëmarrës të mbledhjes. Ndërsa Sekretari  i Përgjithshëm i OSBE-së Mark Perren de Brishambo dhe ministri i punëve të jashtme i Rusisë Sergej Llavrov u shprehën gjatë bisedës së tyre për ingranimin e kësaj Organizate në përpunimin e Traktatit të ri të sigurimit evropian. Sergej Lavrov, ndër të tjera, theksoi si më poshtë vijon : " Ne duam të vërtetojmë, por në një formë juridikisht të detyrueshme për zbatim ato parime, të cilat përmbahen në dokumentet e shumta të OSBE-së, Këshillit Rusi-NATO dhe të tjera. Kryesori nga këto parime është formuluar saktë dhe thotë se askush nuk duhet të garantojë sigurimin e vet në kurriz të sigurimit të të tjerëve. Ministri i Rusisë gjithashtu theksoi se në traktatin e ri të sigurimit evropian duhet të hyjnë veç  kësaj, dispozita të tilla si kontrolli mbi armatimet dhe rrugëzgjidhjet e konflikteve të parregulluara. Është e nevojshme që të pasqyrohen gjithashtu çështjet e luftës kundër terrorizmit dhe të mospërhapjes së armës së shfarosjes në masë. Sergej Lavrov vuri në dukje se iniciativa e Moskës për Traktatin e ri nuk ka drejtim antiNato, dhe se Rusia është e gatshme për rifillimin e marrëdhënieve me Aleancën  e Atlantikut të Veriut, të cilat u pezulluan jo për faj të saj. Por kjo duhet të bëhet mbi bazën e evidentimit të interesave reciproke. Sipas fjalëve të Sergej Lavrovit, tërheqja artificiale, e shpejtuar e fqinjëve të Rusisë në radhët e NATO-s, nuk u shton asgjë pozitive marrëdhënieve dypalëshe dhe sigurisht, që i vë në rrezik ato.