Njihesh me publikimet e mjeteve perëndimore të informimit masiv kushtuar Rusisë dhe mbetesh me gojë hapur nga habia. Në disa botime ndeshesh bile dhe me perla të vërteta me natyrë krejtësisht të hapur cinike. Kështu, njëfarë Aslund në artikullin e vet botuar në “ Finantial Times ” shkruan si vijon: “ Bashkimi Evropian dhe SHBA-s duhet të imponojnë me të gjitha mënyrat standarte të tilla gjatë mosrespektimit të të cilave sjellja e keqe ti kushtojë sa më shtrenjtë që të jetë e mundur Rusisë ”. Dua të tërheq vemendjen tuaj ndaj vetë termave  - “ imponim ” dhe “ sjellje e keqe ”. Ajo që është e vërtetë  - është e vërtetë dhe s’e luan as topi këtu: imponimi i vullnetit të vet vendeve e popujve të tërë është mjeti i vënë mirë në provë i Perëndimit për zgjidhjen e problemeve në arenën ndërkombëtare. Ja, një shembull i padiskutueshëm i kësaj është Iraku. Pesë vjet e ca Amerika po përpiqet duke u fryrë të përhapë me zor atje “ demokracinë ala uashingtonçe ”. Por shpesh herë ndeshen në mjetet perëndimore të informimit masiv edhe publikime dinjitoze, me vlerë. Kështu, gazeta “ El Pais ” shkruan ( po e citojmë atë): “ Le t’a vlerësojmë me mendje të kthjellët realitetin e ditëve tona: Rusia bashkëkohore ideologjikisht tashmë nuk ndryshon më nga Perëndimi. Me sa duket, po vërtet, modeli i saj i demokracisë ka të meta. Por përse mos vallë demokracia në SHBA-s, sidomos në epokën e drejtimit presidencial të Xhorxh Bushit, është e përkryer? Po Guantanamo? Po burgjet sekrete të amerikanëve në vendet e tjera, në të cilat të burgosurit u nënshtrohen torturave? Vëzhguesi i vemendshëm, objektiv është i detyruar të pranojë se Rusia ka naftë, gaz dhe shumë burime të tjera natyrore, dhe në qoftë se atë e rrethojnë, kjo bëhet me qëllim që t’ia përvetësojnë asaj ato. Ne duhet të perceptojmë qartë se jetojmë në botën e cila pa avancon në mënyrë të pashmangshme drejt shumëpolaritetit. Kina dhe India, shembujt më evidentë të kësaj, tashmë po trokasin në derë. Përpjekja për ta shndërruar Rusinë në satelit të Perëndimit nuk është gjë tjetër veçse ide kllapie, përçartje e kotë nga e cila duhet të hiqet dorë me doemos, përndryshe ajo do të çojë në shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore ”. (fundi i citatit). Më duket, se sa për sqarim ia vlen të përmendet këtu një nga aksionet e fundit të Rusisë që ilustron në mënyrë evidente “ sjelljen ” e saj (nuk do ti largohemi këtij termi) në shkallë tejet të lartë konstruktive në arenën ndërkombëtare. Rusia në mënyrën më skrupuloze plotësoi marrëveshjet e arritura nga presidentët Dimitri Medvjedjev dhe Nikola Sarkozi përkatësisht konfliktit kaukazian. Kjo gjë u vlerësua sipas meritës nga Bashkimi Evropian, në SHBA-s, pas asaj kur për të gjithë u bë mëse e qartë se kush ishte në të vërtetë agresore në Kaukaz.

     Dhe, së fundi, iniciativa e peshuar mirë, e menduar thellë dhe e argumentuar e Moskës në lidhje me krijimin e arkitekturës së re të sigurisë evropiane. Ndonëse aktualisht politikanët perëndimorë nuk janë ende të gatshëm për ta diskutuar atë në planin pragmatik, megjithatë duhet ti jepet haku atyre. Shumë nga ata e perceptojnë për mrekulli nevojën jetike të ndërmarrjes së veprimeve në drejtimin e propozuar nga Rusia. “ Ne po i analizojmë propozimet e Rusisë, — deklaroi Përfaqësuesi Suprem i BE për politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë Havier Solana, — ne duhet të marrim parasysh faktin se si po ndryshon bota, veçanërisht Evropa ”.