Sipas të dhënave të Organizatës Meteorologjike Botërore sinoptikët rusë hyjnë në dhjetëshen e liderëve botërorë përkatësisht saktësisë së prognozimit të motit. Tani në dispozicion të Qendrës Hidrometeorologjike të Rusisë është vënë një super kompjuter i ri mjaft i fuqishëm, falë të cilit shërbimi meteorologjik do të ketë mundësi të parashikojë më me përpikëri motin. Aparatura e re do të lejojë bile që të parashikohet edhe se pikërisht në cilin rajon të këtij apo atij lokaliteti pas një jave do të bjerë shi, dhe ku do të mbajë mot i thatë e me diell, thotë Genadi Jelisejev, zëvëndës drejtor i Qendrës Hidrometeorologjike. Praktikisht detyrën e parashikimit të motit janë në gjendje ta zgjidhin vetëm superkompjuterat më të fuqishëm. Aktualisht instrumenti kryesor për përpunimin e parashikimeve të motit është modelimi hirdodinamik i proceseve që ndodhin në atmosferën e Tokës dhe në sistemin “ Atmosferë — oqean ”. Kjo është një detyrë matematike mjaft e vështirë për zgjidhje. Pikërisht për zgjidhjen e saj dhe duhen superkompjuterat e rinj. Ato do të na lejojnë ne që të aplikojmë modele matematikore me modelim të një përpikëri shumë herë më të lartë të proceseve fizike që ndodhin në atmosferë dhe oqean, të cilat çojnë në shfaqjen e këtyre apo dukurive të tjera të motit dhe parashikojnë në mënyrë të qenësishme më saktë kohën. Meteorologët rusë po përsosin vazhdimisht modelet matematikore të motit, të cilat krijojnë mundësinë e parashikimit më të saktë të kohës, thotë Genadi Jelisejev. Ne tashmë kemi realizuar përpunime të caktuara në lidhje me përsosjen serioze të modeleve prognozuese të atmosferës. Në veçanti të ashtuquajturin model spektral global të atmosferës. Shkencëtarët tanë kanë përpunuar disa metoda të reja që do të lejojnë përmirësimin e cilësisë së këtij modeli, zgjidhjen hapësinore të tij. Aktualisht saktësia e parashikimit pesë ditor të motit nga ana e Qendrës Hidrometeorologjike justifikohet 93 — 94 %. Ndërsa shumë shprejt ai do të bëhet akoma dhe më i saktë.