Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë konsideron të nevojshme bashkërendimin e veprimeve të Rusisë dhe të vëzhguesve të Bashkimit Evropian në zonat që ndodhen ngjitur me Osetinë e Jugut dhe Abhazisë. Kjo pozitë u paraqit nga Grigori Karasin, zëvëndës ministër i punëve të jashtme të Rusisë, gjatë takimit të tij me Pjer Morelin,përfaqësues special i Bashkimit Evropian për Gjeorgjinë ky. Po kjo temë u diskutua të martën e kaluar në fshatin gjeorgjian Ergneti, ku u zhvilluan bisedimet e grupit të punës të ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme me përfaqësuesit e grupit të monitorimit të Organizatës ndërevropiane në Gjeorgji. Rusia u paraqiti partnerëve evropianë projekt memorandumin mbi bashkëpunimin. Në të, ndër të tjera, propozohet që të zhvillohen takime të tilla rregullisht dhe të vendoset ndërlidhja operative me njëra-tjetrën. Rusia konsideron gjithashtu të arsyeshme që të zhvillohet që këtë muaj një takim i ri në format të zgjeruar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Gjeorgjisë, Abhazisë dhe Osetisë së Jugut. Veç kësaj, përfaqësuesit e Rusisë bënë propozime të drejtuara për respektimin e rreptësishëm nga të gjitha vendet e interesuara të tezave të planit Medvedijev-Sarkozi. Këto iniciativa të Moskës dhe bashkëpunimi i saj me Misionin e Bashkimit Evropian destinohen të parandalojnë lindjen e një konflikti të ri në Kaukaz. Ndërsa për atë se një gjë e tillë nuk përjashtohet tregon vetë zhvillimi i ngjarjeve. Regjimi i Saakashvilit, që në gusht të këtij viti shpërtheu luftën në Kaukaz, nuk hoqi dorë nga planet e veta për të marrë nën kontroll Osetisë së Jugut dhe Abhazinë me përdorimin e forcës. Për këtë tregojnë riarmatosja e përforcuar e ushtrisë gjeorgjiane dhe përqendrimi i forcave në rajonet kufitare, të cilat ndodhen ngjitur me këto dy republika. Atje po tërhiqen ushtarakët dhe forcat e destinacionit të posaçëm, si dhe  teknika ushtarake. Zor se mund të konsiderohet i rastit një përkim i tillë, mendon Dmitri Rogozin, përfaqësues i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s. Ai u shpreh kështu:" Saakashvili, pa dyshim, nuk ka hequr dorë nga planet e veta ekspansioniste. Ai bile edhe për nga pikëpamja e luftës së brendshme për ruajtjen e pushtetit të vet është i gatshëm të shpërthejë një luftë të re kundër Osetisë së Jugut dhe Abhazinë. Prandaj duhet të vërtetohet saktë gatishmëria për ta penguar këtë. Ne do të donim të besonim se Bashkimi Evropian, vëzhguesit e të cilit ndodhen tani në Gjeorgji, si dhe Rusia janë të mobilizuar për këtë.