Faza e radhёs e bisedimeve pёr çёshtjen e pёrfundimit tё njё marrёveshjeje tё re tё partneritetit dhe bashkёpunimit mes Rusisё dhe Bashkimit Europian, qё u zhvillua dje nё Bruksel, kaloi nё njё atmosferё konstruktive. Pёr kёtё deklaroi Vladimir Çizhov, pёrfaqёsues i pёrhershёm i Rusisё pranё Bashkimit Europian. Traktati i ri duhet tё zёvendёsojё marrёveshjen e mёparshme, afati i veprimit tё sё cilёs mbaroi në fund të vitit 2007 dhe më pas u zgjat automatikisht. Bisedimet rifilluan pas një ndërprerjeje pesëmujore, e cila sipas fjalëve të Vladimir Çizhovit, u shkaktua nga përpjekjet  e anëtarëve të veçantë  të Bashkimit Europian, për të ushtrur presion politik mbi Rusinë. Ndërkaq arsyeja e shëndoshë dhe kuptimi i asaj se bashkëpunimi me Rusinë është një prej prioriteteve të politikës ndërevropiane, në analizë të fundit, triumfuan mbi qëndrimin fillestar emocional të një sërë udhëheqësive të vendeve evropiane përkatësisht ngjarjeve në Kaukaz. Megjithatë Vladimir Çizhov nuk shpreson shumë në atë se bisedimet e rifilluara në Bruksel mes Rusisë dhe Bashkimit Europian i pret një përparim i shpejtë. Mbledhja kishte një rend të pasur dite. Ne i bëmë bilanc punës së katër grupeve, diskutuam mjaft imtësisht strukturën e marrëveshjes së ardhshme dhe përcaktuam hapat e mëtejshëm. Për sa i përket vazhdueshmërisë së bisedimeve, mund të them, se për më se 30 vjetë të punës sime në shërbimin diplomatik, një prej konkluzioneve, në të cilin unë arrita, është ai se s'ka asgjë më të dëmshme për të gjitha bisedimet se sa caktimi artificial i afatit të përfundimit të tyre. Prandaj unë nuk do të bëj asnjë parashikim. Sigurisht, që ky do të jetë një proces jo i shpejtë dhe jo i lehtë, mendon ambasadori. Nga ana jonë do ti shtojmë asaj që tha Çizhov, se të martën në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të vendeve të NATO-s në Bruksel u mor vendimi mbi rifillimin gradual të bisedimeve me Rusinë.