Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin gjatë pritjes së Vulf Bernotatin, kreut të koncernit EON, partnerit kryesor të “ Gazprom-it ”në Evropë, deklaroi se Rusia do të zbatojë të gjitha zotimet e veta përkatësisht furnizimeve të gazit me çfarëdolloj zhvillimi të mëtejshëm të ngjarjeve. Ja se ç’shkruan në lidhje me këtë temë komentarori ynë Boris Radionov. Personalitetet e administratës amerikane, që po largohet nga skena politike, si dhe më parë, përpiqen tu shtien frikën vendeve të BE me të ashtuquajturën djallëzi të “ Gazprom-it ” dhe përpiqen të arrijnë anulimin e pjesëmarrjes së tyre në projektet investuese të këtij të fundit, ndonëse bile edhe komisari evropian për energjitikën, letonezi Andris Pijeballgs, u detyrua të pranojë si vijon: “ Gazprom-i ” po sillet po ashtu si dhe “ Britishpetrolium ” apo “ Shell ”, të cilët gjithashtu po ndërmarrin ekspansion jashtë shtetit. Unë nuk shoh në këtë ndonjë tragjedi të drejtuar kundër BE ”. Në të vërtetë strategjia e Rusisë drejtohet për garantimin e sigurisë energjitike të Evropës, të barabartë edhe për vendet importuese, edhe për vendet eksportuese të lëndëve energjitike. Një prej formave të rëndësishme të realizimit të një strategjie të tillë janë kontratat afatgjata. Sipas këtyre kontratave “ Gazprom-i ” punon siç është bërë tashmë traditë me partnerët gjermanë, italianë, francezë, çekë. Këto ditë u zgjatën për 20 vjet kontratat me partnerët sllovakë, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me furnizimin e vetë Sllovakisë, por edhe me tranzitin e gazit më tej për në Perëndim. Rusia po bën gjithshka që varet prej saj me qëllim që diskutimet me një partnere të tillë të vështirë si Ukraina, të mos ndikojnë në tranzitin e gazit në Evropë. Vitin që vjen “ Gazprom-i ” do të vazhdojë punën mbi projektet e gazësjellësve “ Rryma Jugore ” dhe “ Rryma Veriore ”. Ç’është për të ardhur keq, jo të gjithë në Evropë e kuptojnë rëndësinë e këtyre itinerareve alternative për sigurinë energjtike të vendeve të BE. Në janar të vitit të ardhshëm në Budapest do të mblidhet konferenca e vendeve - pjesëmarrëse të projektit të gazësjellësit “ Nabukko ” të BE. Qarqet që shprehen kundër Rusisë vërejnë në këtë projekt jo dhe aq mundësinë e diversifikimit të itinerareve të transportimit të gazit, se sa mjetin e dhënies fund të projekteve të “ Gazprom-it ”. Po ai komisari evropian Andris Pijeballgs, që pranon se nuk duhet të njolloset “ Gazprom-i ” në të njëjtën kohë qorton ato vende evropiane, të cilat, po e citojmë atë: “ duke u nisur nga interesat e veta, marrin pjesë në projektin konkurrues “ Rryma Jugore ”. Por zor se shtete të tilla si Greqia, Bullgaria, Italia, Hungaria do të heqin dorë nga interesat e veta për hir të forcave që duan të gënjejnë rusët.