Provokacioni i radhës që drejtohet për përçarjen e shoqërisë. Pikërisht kështu u perceptua nga shumëkush shpërthimi i djeshëm në tempullin e Nikollë Çudibërësit në jug të Moskës. Menjëherë pas shërbesës së mbrëmjes në tempull u vu në veprim një detonator i përgatitur në mënyrë artizanale pa koracë me fuqi përafërsisht 50 gramë tritol. Mekanizmi shpërthyes ndodhej në një kavanoz, që ishte brenda një çante prej pëlhure, e cila u la në tempull nga keqdashësit. Për fat të mire nuk pati shkatërrime të mëdha. Mirëpo pësuan dëm dy gra që shërbenin në kishë, të cilat u shtruan urgjentisht në spital. Sipas fjalëve të dëshmitarëve, çanta me detonatorin u la në tempull nga dy të rinj me tipare sllave të moshës rreth 16 — 17 vjeç. Ata e lanë çantën në dysheme dhe dolën me shpejtësi nga tempulli. Disa minuta pas kësaj buçiti shpërthimi. Hetuesit po shqyrtojnë disa platforma të incidentit, ndër të tjera, edhe sjelljen prej vagabondësh. Ndërkaq, ky nuk është aspak sulmi i parë që ndërmerret kundër tempullit ortodoks. Ai është provokacion i radhës , ndaj përfaqësuesve të besimeve të tjera. Në intervistën dhënë radiokampanisë sonë në lidhje me shpërthimin e djeshëm peshkopi i Jegorskut Mark, zëvëndës kryetar i Degës së lidhjeve me jashtë të Patriarkanës së Moskës, deklaroi se shpërthimi në tempullin ortodoks na shkaktoi dhimbje të madhe në shpirt, në radhë të parë, dhimbje për ata njerëz të cilët e pësuan keq. Por kryesisht ndjejmë dhimbje për ata që e kryen këtë krim të tmerrshëm, sepse gjithmonë dhe në të gjitha kohërat njerëzit i kanë perceptuar tempujt, pavarësisht nga feja e vet, si shenjtërore që duhet të jetë jashtë politikës, jashtë pasioneve të jetës. Dhe ja, buçiti shpërthimi. Na vjen jashtëzakonisht keq dhe ne lutemi që ata njerëz që e kryen këtë krim të tmerrshëm, që të pendohen. Shpresoj  se ngjarja e djeshme tragjike do të kompaktësojë shumë qytetarë të Rusisë dhe do të shkaktojë kundërshtimin e përpjekjeve për ingranimin e fesë në orbitën  e bëmave të paligjshme, tha peshkopi  Mark.Të një mendimi po të tillë janë edhe përfaqësuesit e feve të tjera kryesore të Rusisë, të cilat kanë dalë më se një herë së bashku dhe jo pa sukses kundër të gjitha përpjekjeve të ekstremistëve për shfrytëyimin e fesë për qëllimet e veta politike.