Gjykata ushtarake e rrethit të Moskës po vazhdon sot shqyrtimin e çështjes penale që ka të bëjë me vrasjen e gazetares së njohur Ana Politkovskaja. Gjatë kësaj seance gjyqësore pala e akuzës do t’i paraqesë gjykatës provat e veta. Duam t’ju kujtojmë, të nderuar radiodëgjues, se vëzhguesja e botimit “ Novaja gazeta ” u vra më 7 tetor të vitit 2006 në hyrjen e shtëpisë ku banonte në Moskë. Kjo vrasje pati jehona të gjera jo vetëm në Rusi, por edhe jashtë shtetit. Sepse Ana Politkovskaja ishte e njohur si gazetare që prekte tema nga më të mprehtat, ndër të tjera, të tilla, që kishin të bënin me përfaqësues të sferave të larta të Rusisë. Lidhur me këtë u paraqit menjëherë versioni se vrasja e saj ishte e porositur. Hetimi arriti të çonte deri në bangën e të akuzuarëve bashkëfajtorët e vrasjes së gazetares. Ndërsa për sa i përket egzekutuesit të drejtpërdrejtë të vrasjes, ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Rreth figurës së porositësit hetimi po vazhdon ende. Jurij Çajka, prokurori i Përgjithshëm i Rusisë, deklaroi në lidhje me këtë, se vërtet në bangën e të akuzuarëve tani ndodhen personat që kryen një krim të rëndë. Dhe tani puna mbi vetë çështjen kryesore penale nuk është ndërprerë. Ne kemi identifikuar egzekutuesin e këtij krimi. Ai tani ndodhet në kërkim ndërkombëtar. Unë vetëm fare para pak kohësh kam qenë në selinë e Organizatës “ Interpol ” ku ngritëm për shqyrtim këtë çështje gjatë takimit tim me sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate dhe aktualisht po punojmë intensivisht në këtë drejtim. Ne do të dëshironim që me një skrupolozitet dhe frytshmëri po të tillë të lartë të kishin hetuar një çështje tjetër jo më pak të bujshme – atë të vrasjes në Londër të Aleksandër Litvinenkos, ish bashkëpunëtorit të shërbimeve speciale të Rusisë, organet britanike të rendit. Deri tani përveç akuzave boshe ndaj Andrej Lugovoi-t, ish koleg i Litvinenkos ky, dhe kërkesës që Rusia t’ua dorëzojë atyre njeriun, që, siç mendohet, është kriminel, Moskës nuk i janë paraqitur kurrëfarë provash reale në lidhje me këtë çështje deri tani.