Rusia dhe India kanё ndёrmend tё aktivizojnё bashkёpunimin nё sferёn antiterroriste. Pёr kёtё arritёn nё marrёveshje Presidenti i Rusisё Dimitri  Medvedjev dhe kryeministri i Indisё Manmohan Singh në bisedën telefonike që zhvilluan midis tyre. Kjo temë do të diskutohet si gjatë vizitës së ardhshme të Dimitri Medvedjevit në Nju-Delhi, ashtu dhe në kuadrin e grupit të përbashkët të punës të Rusisë dhe Indisë për kundështimin e terrorizmit ndërkombëtar. Ajo fitoi një aktualitet të veçantë lidhur me ngjarjet e fundit në Mumbai. Presidenti i Rusisë ka qenë ndër personalitetet shtetërore, të cilat reaguan pa vonesë ndaj kësaj tragjedie. Ne jemi tejet të pikëlluar nga këto humbje, tha presidenti, dhe mendojmë se akte të tilla terroriste i shkaktojnë dëm gjithë rendit botëror dhe janë sfidë për mbarë njerëzimin. Në Mumbai, ndoshta, për herë të parë në historinë e akteve terroriste u ndërmorr gjuetia e hapur ndaj qytetarëve të huaj. Sipas të dhënave të zbuluara, atje u vranë 23 të huaj, ndër të tjera, izraelitë, amerikanë, gjermanë, francezë, australianë, kanadezë dhe përfaqësues të një sërë shtetesh të tjera. Krimi siç u evidentua, u krye nga një grup banditësh, që patën bërë përgatitje speciale në kampet ilegale të islamistëve radikalë në territorin pakistanez. Një prej banditëve u arrestua dhe tani po jep deponime. Situata politike në rajon tani u ndërlikua seriozisht. Lufta kundër terrorizmit duhet të vihet në krye të detyrës në politikën ndërkombëtare. Pas ngjarjeve në Mumbai erdhi koha që të realizohet ajo që nuk u arrit të bëhet plotësisht nga bashkësia ndërkombëtare pas akteve terroriste të datës 11 shtator të vitit 2001 në SHBA-s, dhe pikërisht, të hiqet dorë nga praktika e përdorimit të standarteve të dyfishta në luftën kundër terrorizmit, të flaken tej simpatitë politike dhe arsyet koniunkturale gjatë ndërtimit të strategjisë së përgjithshme antiterroriste. Vizita e ardhshme e Presidentit të Rusisë në Indi destinohet të konfirmojë synimin e Moskës dhe të Nju-Delhit për një bashkëpunim më të ngushtë në këtë sferë.