Kësaj jave Presidenti i Rusisë Dimitrij Medvjedjev ndërmori vizita shtetërore në katër vende të Amerikës Latine. Këto janë Peruja, Brazili, Venezuela dhe Kuba. Korrespondentja jonë speciale Elena Studnjeva, e cila e shoqëroi kryetarin e shtetit rus gjatë turneut të tij jashtë shtetit njofton, se vizita zyrtare në Peru demonstron kursin rus për aktivizimin e bashkëpunimit me vendet e Amerikës Latine në tërësi. Vizita e Dimitrij Medvjedjevit në Peru filloi menjëherë pas përfundimit të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të rajonit të Azisë dhe Paqësorit ( APEC ). Presidenti rus deklaroi sipas përfundimeve të bisedimeve të zhvilluara me homologun e tij peruan Alan Garsia se u bënë një sërë hapash shumë të rëndësishëm në lidhje me zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. U nënshkruan marrëveshjet në fushat ekonomike dhe financiare, si dhe Deklarata mbi zhvillimin e partneritetit midis Rusisë dhe Perusë. Dimitrij Medvjedjev konfirmoi interesimin e Rusisë për bashkëpunimin me Perunë në sferat e naftës dhe gazit dhe atë tekniko – ushtarake, si dhe në fushën e studimit të kozmosit. Pozitat e Rusisë dhe Perusë në lidhje me problemet kyçe ndërkombëtare në shumë gjëra përkojnë. Në veçanti, Moska dhe Lima dalin për formimin e rendit botëror shumëpolar mbi bazë të së drejtës ndërkombëtare. Ata janë mëse të bindur në domosdoshmërinë e forcimit të autoritetit të OKB-së si mekanizmit universal të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit strategjik. Ky qendrim i palëve u përforcua në Deklaratën e Përbashkët të presidentëve të Rusisë dhe Perusë, të miratuar sipas përfundimeve të vizitës. Vendi tjetër latinoamerikan i radhës që u vizitua nga Presidenti i Rusisë Dimitrij Medvjedjev gjatë turneut të tij u bë Brazili. Takimin e vet të parë të punës lideri rus e zhvilloi në selinë e kompanisë kryesore energjitike të Brazilit “ Petrobraz ”. Atje ai u njoh me përvojën e zbulimit, përvetësimit dhe përpunimit të vendburimeve të lëndëve hidrokarbure në sheflin në thellësi të madhe nënujore. Në një perspektivë të afërt dhe afatgjatë “ Gazprom-i ” rus dhe “ Petrobraz-i ” brazilian kanë ndërmend të përpunojnë konceptin strategjik të zhvillimit të degës së naftës dhe të krijojnë sistemin e ruajtjes nëntokësore të gazit për periudhën deri në vitin 2030. Rusia dhe Brazili kanë gjithashtu mundësi të mëdha për realizimin e projekteve të përbashkëta në sferën e kozmosit, aviacionit, bashkëpunimit tekniko — ushtarak, energjitikës atomike. Dimitrij Medvjedjev vizitoi edhe stadiumin e famshëm “ Marakana ” në Rio — de — Zhaneiro. Gjatë kësaj ai deklaroi se Rusia ushqen shpresa të mëdha në lidhje me shkollat e futbollit brazilian  që janë krijuar në vendin tonë.  Tepër të frytshme dolën edhe bisedimet që Dimitrij Medvjedjev zhvilloi në Venezuelë. Ja si i vlerësoi ato ai vetë. " Ne  zhvilluam bisedimet në lidhje me të gjitha drejtimet kryesore  dhe perspektivat e biznes bashkëpunimit ", vuri në dukje Dimitrij Medvjedjev. " Ne jemi shumë të gëzuar nga fakti se ritmet e zhvillimit të bashkëpunimit midis vendeve tona po vijnë duke u rritur përherë e më shumë. Ndër drejtimet  e reja të bashkëpunimit të Rusisë dhe Venezuelës ia vlen, pa dyshim, të përmendet shfrytëzimi i energjisë atomike për qëllime paqësore, ndër të tjera pjesëmarrja e përbashkët në zbulimin  dhe përvetësimin e vendburimeve të uraniumit ". Zhvillimi i bashkëpunimit në sferën e energjitikës atomike midis Rusisë dhe Venezuelës nuk duhet të shkaktojë kurrëfarë shqetësimi në botë. Meqenëse gjatë gjithë historisë së Venezuelës, e cila është anëtare e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike ( ANEA ), nuk ka patur asnjë problem me këtë gjë. Duke prekur çështjen e manovrave të përbashkëta stërvitore ruso – venezuelase presidenti i Venezuelës deklaroi se manovrat ushtarako – detare të Venezuelës dhe Rusisë nuk drejtohen kundër vendeve të tjera. Këto stërvitje zhvillohen në kuadrin e bashkëpunimit me Rusinë dhe nuk paraqesin në vetvete kurrëfarë “ kthimi tek kohërat e “ luftës së ftohtë ”, siç konfirmohet një gjë e tillë nnga disa mjete perëndimore të informimit masiv. Presidenti i Rusisë Dimitrij Medvjedjev e përfundoi turneun e vet nëpër vendet e Amerikës Latine me vizitën në Kubë. Dimitrij Medvjedjev u takua me Kryetarin e Këshillit Shtetëror të Ministrave Raul Kostro-n. Presidenti i Rusisë vendosi një kurore lulesh të freskëta me shiritin me ngjyrat e flamurit rus pranë monumentit të heroit kombëtar të vendit Hose Marti. Më tej në Pallatin e Revolucionit u zhvilluan bisedimet fillimisht në formatin “ një me një ”, ndërsa më   pas në përbërje të zgjeruar. Bisedimet iu kushtuan çështjeve të rritjes së mëtejshme të ritmeve të bashkëpunimit ruso – kubanez. Dimitrij Medvjedjev dhe Raul Kastro vizituan edhe tempullin e parë të Kishës ortodokse ruse në Kubë dhe në pellgun e Karaibeve që u ndërtua pak kohë më parë. Përfundoi udhëtimi i Dimitrij Medvjedjevit në Kubë me takimin me liderin e revolucionit kubanez, komandanten Fidel Kastro. Biseda midis tyre u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e miqësore dhe zgjati plot një orë. Kryetari i shtetit rus u bë veprimtari i pestë ndërkombëtar që është pritur gjatë këtyre viteve të fundit nga legjendari Fidel Kastro, i cili e ka udhëhequr Kubën për gati gjysëm shekulli – nga viti 1959 e deri në vitin 2008, dhe vetëm këtë vit, për shkak të gjendjes së vet shëndetësore, ai ia dorëzoi frenat e drejtimit të pushtetit të Ishullit të Lirisë vëllait të tij Raul Kastro. Gjatë bisedës së Dimitrij Medvjedjevit dhe Fidel Kostros u diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ruso – kubanez dhe problemet aktuale të politikës ndërkombëtare, u njoftoi gazetarëve sekretarja e shtypit e Presidentit të Rusisë Natalia Timakova. Konkluzion kryesor i bisedimeve të tyre u bë ky: se marrëdhëniet midis Moskës dhe Havanës po vazhdojnë të zhvillohen në mënyrë efektive.