Më 2 — 3 dhjetor në Bruksel do të mbahet takimi i krerëve të MPJ të vendeve – anëtare të NATO-s. Në rendin e ditës së tij parashikohej shqyrtimi serioz i domosdoshmërisë së rifillimit të bashkëpunimit me Rusinë. Këtë synim u përpoq ta minojë administrata e tanishme e SHBA-s . Për këtë temë do të përsiatë në materialin e vet vëzhguesi ynë Anatoli Potapov. Në vigjilje të takimit të krerëve të MPJ të vendeve të NATO-s përfaqësuesi zyrtar i Aleancës, kanadezi Xhejms Appaturaj, deklaroi mbi atë, se ka shumë mundësi që të rifillojë sërish nga puna e vet Këshilli Rusi — NATO. Duam t’ju kujtojmë, të nderuar radiodëgjues, se bashkëpunimi i NATO-s me Rusinë u pezullua në lidhje me operacionin e saj paqeruajtës në Kaukaz, i cili u ndërmorr për shkak të agresionit gjeorgjian kundër Osetisë së Jugut. Por në Uashington u mor vendimi për ta bërë çështjen e anëtarësimit të Gjeorgjisë dhe Ukrainës në NATO gati temë kryesore të takimit në Bruksel. Sipas dëshmive të politologëve të autoritetshëm amerikanë, presidenti Xhorxh Bush dha udhëzim që të arrihet me çdo kusht nga evropianët në takimin në Bruksel anëtarësimi në një kohë sa më të afërt i Kievit dhe Tbilisit në NATO. Procedura e pranimit të anëtarëve të rinj në Aleancë kërkon fillimisht plotësimin e domosdoshëm të kushteve të të ashtuquajturit “ Plan i veprimeve ”. Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs në bisedat telefonike që zhvilloi me kryetarët e shteteve kryesore të Evropës u përpoq t’i bindë ata të miratojnë në takimin në Bruksel “ Planin e veprimeve për anëtarësim ” për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, por s’ja arriti dot qëllimit. Atëhere në Uashington befas u poq plani për pranimin e këtyre dy vendeve në NATO me anashkalim të procedurës së detyrueshme pa mënuar asnjë çast. Por u bë fare e qartë se Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Hollanda, Luksemburgu dhe një sërë shtetesh të tjera të Evropës e quajnë, në përgjithësi, jo aktual diskutimin e tanishëm të çështjes që ka të bëjë me anëtarësimin e Gjeorgjisë dhe Ukrainës në NATO. Kondoliza Rajs, duke marrë parasysh pozitën e vendeve të autoritetshme të Evropës, deklaroi, se pranimi i këtyre dy vendeve në NATo me anashkalim të “ Planit të veprimeve për anëtarësim ” , gjoja nuk është aspak ide amerikane, por ide britanike. Por megjithatë pas kësaj shtoi me njëfarë misterioziteti se për hyrjen e këtyre dy vendeve në NATO “ egzistojnë edhe rrugë të tjera ”. Historia me planin e dështuar të Uashingtonit për të avancuar infrastrukturën ushtarake të Aleancës akoma dhe më pranë kufijve të Rusisë dëshmon për qendrueshmërinë në politikën e administratës që po largohet nga pushteti të qëllimit të shkatërrimit të sistemit aktual të marrëdhënieve ndërkombëtare për t’ia nënshtruar atë vetëm interesave të SHBA-s. Ekspertit rus i Institutit të Evropës Pavell Kandel duke përsiatur mbi të ardhmen e bashkëpunimit të Rusisë dhe NATO-s u shpreh, se përsa i përket perspektivave të punës së Këshillit Rusi – NATO, kjo do të varet nga ajo se sa konstruktive do të jetë pozita e Aleancës ndaj Rusisë. Evropianët presin nga administrata e re amerikane që politika e Amerikës dhe Evropës të jetë më e koordinuar në sferën e bashkëpunimit me Rusinë. Egzistojnë arsyet të supozohet se pozitat e SHBA-s dhe BE gjatë drejtimit të administratës së re do të jenë pikërisht të tilla.