Këto ditë Republika e Shqipërisë po kremton festën e vet kombëtare — Ditën e Flamurit, që i ka rrënjët në historinë pothuajse njëshekullore. Atëherë, më 28 nëntor të vitit 1912 delegatët e Kongresit të përgjithshëm të Shqipërisë shpallën në Vlorë krijimin e shtetit të pavarur dhe ju drejtuan me lutjen qeverive të fuqive të mëdha që ta njohin atë. Gjatë viteve të kaluara marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera kanë ardhur duke u zhvilluar në mënyra të ndryshme . Erërat e paqëndrueshmërisë kanë rrahur dhe bashkëpunimin Rusi – Shqipëri. Por sot Rusia dhe Shqipëria po ndërtojnë marrëdhëniet e veta reciproke dhe po i mbushin ato me një përmbajtje të re në kushtet e situatës së re në botë . Aleksandër Prishçepov, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Shqipëri, i cili i dha intervistë një sërë mjeteve të informimit masiv, ndër të tjera, gazetës shqiptare “Shqip”, u shpreh se marrëdhëniet me Shqipërinë kanë “ një rëndësi të madhe për politikën tonë në Ballkan . Këto fjalë të Ambasadorit Aleksandër Prishçepov pasqyrojnë shumë mirë gjendjen e tanishme të marrëdhënieve reciproke Moskë- Tiranë. Kihet parasysh thellimi i bashkëpunimit reciprok në fusha të ndryshme, që po ndërtohen mbi bazën e pragmatizmit dhe leverdisë reciproke . Një vend i veçantë lidhur me këtë i takon veprimtarisë së komisionit ndërqeveritar Rusi – Shqipëri për bashkëpunimin ekonomik dhe tekniko – shkencor. Për këto dy vitet e fundit komisioni zhvilloi mbledhje në Moskë dhe në Tiranë , gjë që u lejoi palëve tënjihen më mirë me kërkesat dhe interesat e njëra – tjetrës dhe ti marrin parasysh ato në planet dhe drejtimet prespektive. Mirëpo një vend nga më të rëndësishmit në marrëdhëniet tona , u takon, pa dyshim , kontakteve politike. Siç thekson Aleksandër Prishçepov ,- me gjithë dallimet në qëndrimet e vendeve tona ndaj një sërë problemesh konkrete ndërkombëtare , Rusia është e gatshme për të çuar më tej dialogun e gjithanshëm politik në nivele të ndryshme , ndër të tjera , në kuadrin e organizatave ndërkombëtare dhe rajonale. Sipas mendimit të Ambasadorit të Rusisë në Tiranë , — ekzistojnë të gjitha kushtet për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të tilla . Zoti Prishçepov vë në dukje veçanërisht , se këto vitet e fundit në kontaktet Rusi – Shqipëri u krijua atmosfera e mirëkuptimit të hapur reciprok, sinqeritetit dhe kuptimit të domosdoshmërisë së zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve. Me të vërtetë , aktualisht marrëdhëniet Moskë- Tiranë janë ngrohur në mënyrë të qenësishme . Dhe puna nuk qëndron bile as në kontaktet në sferën shkencoro – kulturore, këmbimeve shkencore dhe studentore , të cilat po bëjnë përpjetë. Është e qartë se Rusia dhe Shqipëria vitet e fundit kanë aktivizuar kontaktet politike, udhëheqësit dhe përfaqësuesit e ministrive të punëve të jashtme të të dy vendeve takohen rregullisht në kuadrin e forumeve të mëdha ndërkombëtare. Shembull i gjallë i kësaj janë bisedimet e ministrave të punëve të jashtme në kuadrin e sesionit të shtatorit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Takime të tilla I ndihmojnë të dy vendet tona që jo vetëm të verifikojnë orët në lidhje me problemet aktuale ndërkombëtare, por edhe të zbulojnë terrenin për thellimin e bashkëpunimit në kushtet e situatës së re. Ndërsa kjo do të lejojë që të bëhet parashikimi në se marrëdhëniet e tyre do të bëjnë përpjetë në të gjitha fushat për të mirën e popujve tanë. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Këto ditë Republika e Shqipërisë po kremton festën e vet kombëtare - Ditën e Flamurit, që i ka rrënjët në historinë pothuajse njëshekullore. Atëherë, më 28 nëntor të vitit 1912 delegatët e Kongresit  të përgjithshëm të Shqipërisë shpallën në Vlorë krijimin e shtetit të pavarur dhe ju drejtuan me lutjen qeverive të  fuqive të mëdha  që ta njohin atë. Gjatë viteve të kaluara marrëdhëniet e Shqipërisë  me vendet e tjera kanë ardhur duke u zhvilluar në mënyra të ndryshme. Erërat e paqëndrueshmërisë kanë rrahur dhe  bashkëpunimin Rusi – Shqipëri. Por sot Rusia dhe Shqipëria po ndërtojnë marrëdhëniet e veta reciproke dhe po i mbushin ato me një përmbajtje të re në kushtet e situatës së re në botë. Aleksandër  Prishçepov, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Shqipëri, i cili i dha intervistë një sërë mjeteve të informimit masiv, ndër  të tjera, gazetës shqiptare “Shqip”, u shpreh se marrëdhëniet me Shqipërinë kanë “ një rëndësi të madhe  për politikën tonë në Ballkan . Këto fjalë të Ambasadorit  Aleksandër  Prishçepov pasqyrojnë shumë mirë gjendjen e tanishme të marrëdhënieve reciproke  Moskë- Tiranë. Kihet parasysh thellimi i bashkëpunimit  reciprok në fusha të ndryshme, që po ndërtohen mbi  bazën e pragmatizmit dhe leverdisë reciproke. Një vend i veçantë lidhur me këtë i takon veprimtarisë së komisionit ndërqeveritar  Rusi – Shqipëri  për bashkëpunimin ekonomik  dhe tekniko – shkencor. Për këto dy vitet e fundit  komisioni zhvilloi mbledhje në Moskë dhe në Tiranë , gjë që u lejoi palëve të njihen më mirë  me kërkesat  dhe interesat  e njëra – tjetrës  dhe ti marrin parasysh ato në planet dhe drejtimet prespektive. Mirëpo një vend nga më të rëndësishmit në marrëdhëniet tona, u takon, pa dyshim , kontakteve politike. Siç thekson  Aleksandër  Prishçepov,- me gjithë dallimet në qëndrimet e vendeve tona ndaj një sërë problemesh konkrete ndërkombëtare, Rusia është e gatshme për të çuar më tej dialogun e gjithanshëm politik në nivele të ndryshme, ndër të tjera, në kuadrin e organizatave ndërkombëtare dhe rajonale. Sipas mendimit të Ambasadorit të Rusisë në Tiranë, — ekzistojnë të gjitha kushtet për zhvillimin e gjithanshëm  të marrëdhënieve  të tilla. Zoti Prishçepov vë në dukje veçanërisht, se këto vitet e fundit në kontaktet Rusi – Shqipëri u krijua atmosfera e mirëkuptimit të hapur reciprok, sinqeritetit dhe kuptimit të domosdoshmërisë  së zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve. Me të vërtetë, aktualisht marrëdhëniet Moskë- Tiranë janë ngrohur në mënyrë të  qenësishme. Dhe puna nuk qëndron bile as në kontaktet në sferën shkencoro – kulturore, këmbimeve  shkencore dhe studentore, të cilat po bëjnë përpjetë. Është e qartë se Rusia dhe Shqipëria vitet e fundit  kanë aktivizuar kontaktet politike, udhëheqësit dhe përfaqësuesit e ministrive të punëve të jashtme të të dy vendeve takohen rregullisht në kuadrin e forumeve të mëdha  ndërkombëtare. Shembull i gjallë i kësaj janë bisedimet e ministrave të punëve të jashtme në kuadrin e sesionit të shtatorit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Takime të tilla i ndihmojnë të dy vendet tona që jo vetëm të verifikojnë orët në lidhje me problemet aktuale  ndërkombëtare, por edhe të zbulojnë terrenin për thellimin e bashkëpunimit në kushtet  e situatës së re. Ndërsa kjo do të lejojë  që të bëhet parashikimi në se marrëdhëniet e tyre  do të bëjnë përpjetë në të gjitha fushat për të mirën e popujve tanë.