Sajti i radiokompanisë “ Zëri i Rusisë” është shpallur laureat i çmimit kombëtar “ Runet – 2008 ”. Ai është bërë i pari ndër portalet e orientuara jo vetëm për banorët e Rusisë, por edhe për përdoruesit e huaj – si për bashkatdhetarët, ashtu dhe për të huajt.  Çmimi që meritoi radiofirma jonë është mjaft i rëndësishëm meqenëse është çmim kombëtar dhe u jepet vetëm atyre, të cilët janë lider në fushën e teknologjive dhe komunikacioneve elektronike. Rrjeti Internet është, si të thuash, enciklopedi botërore informative, bibliotekë globale, të rejat on – line nga çdo skaj i planetit. Sot në Internet mund të mësosh praktikisht gjithshka: ngjarjet e fundit botërore, të lexosh libra , të shikosh ndonjë film, të dëgjosh muzikë. Vetëm se jo gjithmonë mund ta kuptosh sajtin e gjetur sepse bëhet pengesë për këtë barriera gjuhësore. Sajti i radiofirmës “ Zëri i Rusisë ” pjesërish e ka thyer tashmë këtë pengesë. Informacini në të vendoset në 33 gjuhë. “ Ne kemi plane shumë të mëdha për përsosjen e sajtit dhe krijimin e opsioneve të reja origjinale, thotë kryetari i radiofirmës shtetërore “ Zëri i Rusisë ”Andrej Bistrickij. “ Çmimi që ne kemi marrë është si një lloj parapagese për punën tonë të mëtejshme”. Ç’farë duhet të përfaqësojë në vetvete “ Zëri i Rusisë” sipas idesë? Kjo është një radiofirmë multimediale e klasit botëror, e aftë që të marrë pjesë në lojën informative botërore, të ndikojë në ndonjëfarë mënyre në formimin e rendit të ditës, tëbëjë replikën e vet, të shprehë pikëpamjen e Rusisë për problemet, të cilat preokupojnë botën. Njëkohësisht, i gjithë informacioni nuk ndodhet në hapësirën pa atmosferë. Në sajt të gjitha duhet të jenë konstruktive. Para pak kohe sajti i radiofirmës sonë është bërë platformë shoqërimi – si të autorëve të artikujve të ndryshëm, ashtu dhe të vizituesve me njëri – tjetrin. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për bashkatdhetarët. “ Ne praktikisht çdo ditë hyjmë në sajt, thotë Eleonora që jeton në Marok.  – kjo është si një gllënjkë ajri të pastër për ne që jetojmë larg atdheut, larg Rusisë. Edhe unë, edhe të gjithë të njohurit e mi hyjmë përherë në sajt, shikojmë të rejat, dëgjojmë programe interesante. Për ne janë veçanërisht të rëndësishme emisionet në gjuhën ruse. Për ne është veçanërisht e rëndësishme që të ruajmë dhe të zhvillojmë gjuhën ruse  duke qënë larg Rusisë. Nominacioni, në të cilin sajti i radiofirmës “ Zëri i Rusisë ” është shpallur lider, quhet “ Runet përtej caqeve të Ru-së” . Kështu që çmimi shtron përpara nesh detyra të mëdha, dhe radiofirma “ Zëri i Rusisë ” do të synojë drejt zgjerimit të hapësirës së vet në Internet, të bëhet interesante dhe më e volitshme për çdo përdorues.