Regjimi i Saakashvilit pёrdori shёrbimet e mercenarёve gjatё luftës së paradokohshme kundёr Osetisë sё  Jugut. Kjo u konstatua nga organet e drejtёsisë, tё cilat janё marrё me hetimin e krimeve  u kryen nё  republikën  jugosetiniane, njoftoi  Aleksandёr Bastrikin,  kryetar i Komitetit hetimor pranё prokurorisё sё pёrgjithshme tё Rusisё. Janё marrё prova të asaj se nё anёn e Gjeorgjisё, qё ndërmori intervencion natën e datёs 8 gusht nё territorin e Osetisë sё Jugut, kanë vepruar mercenarёt amerikanё, çekё, turq dhe ukrainas. Ata vepronin kryesisht nё rolin e instruktorёve dhe tё komandantëve, u evidentuan edhe  mercenarët – snajpera.         Veprimtaria e mercenarёve ёshtё e papajtueshme nga normat e së drejtёs ndёrkombёtare. Shfrytёzimi i tyre njehësohet nga OKB-ja  me krimet ndёrkombёtare. Prandaj autoritetet e Rusise kanё ndёrmend  t’ua   paraqesin materialet e mbledhura pёr shqyrtim organeve gjyqёsore ndёrkombёtare. Palёs  gjeorgjiane  mund  ti  inkriminohet edhe pёrdorimi i mjeteve tё ndaluara  tё zhvillimit tё veprimeve ushtarake. Ndёr tё tjera, nё Osetinё e Jugut, kundër popullsisë  paqësore dhe paqeruajtësve  Rusisë u shfrytëzuan sistemet e hapjes së zjarrit me bresheri, municionet (bombat) me kaseta, tanket, artileria dhe armatime tё tjera. Sipas  fjalëve të  Aleksandër Bastrikinit, analizimi i armatimeve dhe pasojave tё përdorimit te tyre të lejon që të nxjerrёsh  konkluzionin se Gjeorgjia ka shkelur me këtë konventat ndërkombëtare të viteve 1949 dhe 1969. Valjeri Tishkov, anëtar i Dhomës Shoqërore të Rusisë shprehet se synimi i Gjeorgjisë ishte dёbimi i osetinianёve jugorë. Ne kemi dijeni mbi atë se personat civile iu nёnshtruan sulmit, dhunës me likuidim fizik, atyre iu shkatёrruan pronat. Kjo  tregon se egzistonte dёshira për të hequr qafe njerëzit që jetonin në këtë republikë. Pёr Gjeorgjinё ishte e  rёndёsishme qё tё ruante Osetinё e Jugut si territor, por pa popullsinё e saj aktuale, dhe pikёrisht pa osetinianёt. Kjo nuk  mund   cilёsohet ndryshe veçse si pёrpjekje pёr spastrim etnik.