Uashingtoni  mendon se piratёt  somalezё, të cilët pushtuan  supercisternën  “SIRIUS  STAR“ mund të jenë  të lidhur me grupimin terrorist  “Al- Kaeda”. Ushtarakët  amerikanë  kanë  informacion  se me sulmin kundër anijes  “SIRIUS  STAR“ kanë    bëjnë  drejtëpërsedrejti  terroristët e lëvizjes  somaleze “Al – Shabab”, që është  e lidhur ngushtë me  Usama Bin Ladenin. Gjatё dy muajve  fundit piratët aktivizuan në mënyrë tё theksuar veprimtarinё e vet.  Ata mbajnë peng   se  dhjetё anije dhe 200 detarë nga vende të ndryshme. Pasi analizuan me vemendje situatën me piratët, ekspertёt  ushtarakë    Pentagonit  arritën në përfundimin se egziston dikush që koordinon  imtësisht  veprimet e piratёve. Pikёrisht  prandaj  ata arrijnё të  zaptojnë anijet. Mirёpo, siç pranon Pentagoni, prova bindëse të asaj se piratët somalezë kanë të bëjnë  drejtëpërsëdrejti me veprimtarinë  e “Al- Kaeda-ёs “ tani pëer tani nuk u arrit të gjenden. Por sipas mendimit    Igor  Zubovit  ish-zëvëndës ministër i punëve të brendshme i Rusisë, versioni i ushtarakëve amerikanë është  i arsyeshëm. Në botë ekziston i ashtuquajturi hark  i paqendrueshmërisë. Ёshtë e qartë se ekzistojnë  organizata terroriste ndërkombëtare, të cilat mbajnë lidhje të caktuara me njëra – tjetrën. Dhe pa dyshim, për  “Al- Kaeden”  ёshtё me leverdi ajo qё po ndodh  pranё  brigjeve tё  Afrikёs. Konkretisht  po zhvillohet procesi i rritjes së pakontrolluar  të piraterisë.Ekspertёt i bёjnë  thirrje  Shtёpisë së Bardhё për të filluar sa më shpejt bashkёpunimin me Rusinë  pranё bregdetit  Somalisё.