Shënimet e veta vëzhguesi ynë Pjotër Iskenderov ia kushtoi institucionit të mercenarizimit, një prej problemeve më aktuale në botën bashkëkohore.

“ Nga hetimi janë marrë prova të asaj se në anën e Gjeorgjisë kanë vepruar grupe të mercenarëve amerikanë, çekë, turkë, çeçenë dhe ukrainas ”. Këto janë fjalët e Aleksandër bastrikinit, kryetarit të komitetit hetimor të Prokurorisë së Rusisë, që tingëllojnë saktë dhe qartë, siç e kanë zakon ushtarakët, dhe ato dëshmojnë se në konfliktin osetinianojugor të gushtit të këtij viti u evidentuan aktivisht persona, të cilët tashmë është bërë traditë të quhen herë “ qen të luftës ”, e herë “ ushtarë të fatit ”. Provat dëshmojnë se pikërisht veprimet e mercenarëve, si rregull, dallohen për një egërsi mjaft të madhe dhe për mungesë të çdo parimiteti. Mirëpo puna nuk qendron kurrësesi tek vetitë e tyre natyrore, të lindura. Një provë e qartë e asaj se sa i mprehtë është problemi janë bërë ngjarjet e pothuajse gjithë këtyre 20 viteve të fundit në Ballkan. Në basnjë e Hercegovinë, Maqedoni, Kosovë, Kroaci dhe në rajone të tjera kanë luftuar aktivisht mercenarët – që nga grupi i forcave të armatosura mercenare të “ Al – Moxhahed ”, i cili u duk në gusht të vitit 1993 në përbërjen e ushtrisë myslimane boshnjake e deri tek ushtarët e legjionit të huaj francez. Sipas informacionit, numri i banditëve që kanë luftuar në anën e Sarajevës nga vendet e Lindjes së Mesme dhe asaj të Afërt dhe Afrikës Veriore arrinte shifrën deri në 10 -12 mijë veta. Marrëveshja Paqësore e Dejtonit, që u nënshkrua në vitin 1995, kërkoi nga autoritetet e Bosnjë e Hercegovinës që të largojnë nga territori i vendit mercenarët e huaj. Mirëpo Sarajeva preferoi tu jepte atyre shtetësinë boshnjake. Disa prej tyre u sistemuan me banim atje dhe filluan biznesin e vet, ndërsa të tjerët nisën të kërkojnë një përdorim të ri të shprehive të veta luftarake duke e gjetur atë në Maqedoni, Kosovë, Kaukaz. Një ndër shkaqet që shpjegojnë jetëgjatësinë e mercenarizimit dhe paaftësinë e organizatave dhe institucioneve ligjore ndërkombëtare që ta përballojnë atë është paqartësia në botën bashkëkohore e vetë nocionit “ sovranitet shtetëror ”, thotë Svjetomir Shkariç, njëri prej ekspertëve kryesore ballkanikë në fushën e së drejtës ndërkombëtare, profesor i Universitetit të Shkupit. Nuk është aspak diçka e rastit ajo se në projektin e tanishëm të kushtetutës evropiane në asnjë nen nuk figuron fjala “ sovranitet ”. Ne flasim gjithnjë e më shpesh për shtetet që duken dhe zhduken në mënyrë permanente. Unë mund të them, shprehet Shkariç, se edhe vendi im, Maqedonia sot është shndërruar në protektorat të institucioneve ndërkombëtare si dhe Bosnjë e Hercegovina, si dhe Kosova. Ia vlen atëherë të habitesh pas kësaj se në protektorate të tilla e ndjejnë veten lirisht forca të ndryshme të huaja të cilat kanë një përkrahje të fuqishme nga jashtë? – shtron pyetjen retorike Svjetomir Shkariç.

Por dobësia e së drejtës ndërkombëtare nuk është gjëja e vetme me të cilën mund të shpjegohet jetëgjatësia e institutit të mercenarizmit. Sepse që të arrijnë qëllimet e veta të fshehta me duart e të tjerëve është bërë tashmë praktikë e forcave perëndimore në rajonet me rëndësi strategjike, u shpreh Svjetomir Shkariç. Këtyre forcave nuk u duhen marrëveshjet ndërshtetërore, nuk u duhen vendimet e institucioneve ndërkombëtare. Ato duan ta zëvëndësojnë të drejtën publike ndërkombëtare me dhunën. Si udhëheqja myslimane e Bosnjë e Hercegovinës, ashtu dhe autoritetet e tanishme gjeorgjiane, pa përmendur mercenarët e shumtë, janë maroineta në lojrat globale gjeopolitike. Dhe zor se organizatorët e lojrave të tilla do të ndodhen në një kohë të afërt në duart e gjykatave ndërkombëtare, mendon Svjetomir Shkariç.