Takimi i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të Azisë dhe Paqësorit ( APEC ) që sapo përfundoi në Limë vërtetoi drejtësinë e rrugëdaljeve nga kriza financiare botërore, të cilat ishin përcaktuar nga “ G-20 ”. Për këtë deklaroi në takimin me gazetarët pas përfundimit të forumit Presidenti i Rusisë Dimitrij Medvjedjev. Ja materiali me këtë temë i korrespondentes sonë speciale Elena Studnjeva.

Pasi u shoqërua për një kohë të shkurtër  me përfaqësuesit e mediave Dimitrij Medvjedjev pranoi, se vetëm pak kohë më parë takimi i “ G — 20 ” të vendeve më të autoritetshme në botë që u zhvillua në Uashington, i dukej i pamundur. Mirëpo dokumenti i përpunuar atje i justifikoi shpresat e praktikisht të të gjitha delegacioneve të takimit. Në të, ndër të tjera, parashikohet rikonfigurimi i institucioneve financiare ndërkombëtare; ndër to edhe i FMN. Dimitrij Medvjedjev shfaqi shpresën se propozimet për këtë problem do të jenë të gatshme për takimin e ardhshëm të “ G — 20 ” që do të mbahet në pranverë të vitit të ardhshëm. Pasi vuri në dukje se në takimin e forumit ekonomik të rajonit të Azisë dhe Paqësorit u shpall lufta ndërrajonale kundër korrupsionit, Dimitrij Medvjedjev, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së radiokompanisë “ Zëri i Rusisë ” tha, se sipas mendimit të tij, një drejtim i tillë bashkëpunimi rrjedh drejtpërsëdrejti nga formati rajonal i forumit tonë. Ne kemi me të vërtetë probleme të cilat na bashkojnë. Dhe një prej tyre është lufta kundër korrupsionit, kundër kriminalitetit. Në këtë kuptim, mendoj, tha ai, ne mund të shkrijmë forcat për krijimin e instrumenteve efektive. Unë kam parasysh edhe këmbimin e informacionit, dorëzimin në rastet e nevojshme të kriminelëve dhe personave të cilët janë në kërkim. Ne do të mund ta bëjmë këtë mbi bazën e marrëdhënieve dypalëshe ose shumëpalëshe, në qoftë se do të arrihet në marrëveshje për këtë në forume të tilla si forumi ekonomik i rajonit të Azisë dhe Paqësorit. Duke marrë parasysh faktin se takimi në fjalë u zhvillua në njërin prej vendeve të Amerikës Latine, Presidenti i Rusisë vërtetoi se një nga parimet e politikës së jashtme të Rusisë është zhvillimi i marrëdhënieve të privilegjuara me shtetet e këtij kontinenti. Ky është një kusht i rëndësishëm i formimit të botës shumëpolare dhe sigurimit global.