Këmbimit të përvojës dhe zhvillimit të bashkëpunimit midis subjekteve të Federatës Ruse në sferën e ruajtjes së larmishmërisë kulturore të popujve të Rusisë dhe forcimit të mjedisit të tolerancës të shoqërisë multinacionale ruse i kushtohet Konferenca Ndërrajonale që po zhvillohet në Sankt – Petersburg. Në këtë forum do të realizohet prezantimi i programeve dhe metodikave të më reja në lidhje me zhvillimin e dialogut ndëretnik në rajonet e Rusisë, vë në dukje korrespondenti ynë Anatolij Novosjollov.
Në Sankt – Petersburg po realizohet Programi i Harmonizimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërkulturore, Profilaktikës së shfaqjeve të ksenofobisë dhe Forcimit të tolerancës. Ky është një plan kompleks veprimesh i destinuar për garantimin e paqes dhe mirëkuptimit në shoqërinë multinacionale. Traditat shekullore të tolerancës janë të kushtëzuara nga vetë historia e kryeqytetit verior të Rusisë. Në Sankt – Petersburg egzistojnë më tepër se 100 shkolla të larta, në të cilat studjojnë  më shumë se 500 mijë studentë, prej të cilëve 150 mijë janë qytetarë të huaj. Këtu është mjaft i lartë niveli i arsimimit dhe aktivizimit të rinisë; dhe prandaj akcenti kryesor  është vërë pikërisht  mbi rininë gjatë realizimit të programit rajonal të quajtur “ Toleranca ” , thekson kryetari i Këshillit shoqëror të rinisë për ështjet e komuniteteve nacional – kulturore të Sankt – Petersburgut dhe bashkatdhetarëve jashtë shtetit.Në qoftë se në Perëndim akcenti vihet mbi aspektet sociale politike dhe juridike të tolerancës, në Sankt – Petersburg fjalë bëhet mbi anën shpirtërore, sakrale, kulturën, mbi përgjegjësinë për fatet e Atdheut. Kjo është pikërisht ajo bazë mbi të cilën duhet të formohet botëkuptimi i rinisë – njerëzve, të cilët do të bëhen politikanë dhe biznesmenë, shkencëtarë dhe inxhinierë. Aktualisht ne përpiqemi të flasim sa më shumë për këtë: me mjaft takt, kujdes të madh. Të rinjtë e të rejat duhet ta ndjejnë veten përgjgjës për fatin e qytetit të tyre, vendit të tyre.
Sp. Në kuadrin e punimeve të konferencës janë organizuar prezantime të veprimtarisë të Shtëpive të naciolaliteteve dhe Qendrave të kulturave kombëtare në rajonet e Rusisë. Është planifikuar gjithashtu diskutimi i projekt Memorandumit mbi bashkëpunimin ndërrajonal midis Shtëpive të nacionaliteteve, Shtëpive të miqësisë dhe Qendrave të kulturave kombëtare të Rusisë në sferën e forcimit të tolerancës.