Rusia nuk do të nënshkruajë më kontata afatgjata me Ukrainën përkatësisht furnizimeve të gazit asaj për sa kohë që ky vend të mos shlyejë të gjitha borxhet e veta egzistuese. Ndërsa ato përbëjnë, as më shumë e as më pak, por gati 2,5 miliardë $, kujton vëzhguesi ynë Aleksandër Vatutin.

Sipas fjalëve të përfaqësuesit zyrtar të koncernit rus “ Gazprom ” Sergej Kuprijanov, Kievi nuk respekton kushtet e memorandumit të nënshkruar nga kryeministrat e dy vendeve, përkatësisht, Vladimir Putin dhe Julia Timoshenko më 2 tetor të këtij viti. Ai parashikon, se kusht kryesor për nënshkrimin e kontratave të drejtpërdrejta afatgjata për furnizimin dhe tranzitin e gazit nëpërmjet territorit të Ukrainës dhe kalimit gradual tek çmimformimet e tregut, është shlyerja e plotë e të gjitha borxheve nga ana e palës ukrainase. Për fat të keq një gjë e tillë nuk po ndodh.

   Puna shkoi deri aty saqë në këtë çështje u desh të ndërhyjë kryetari i shtetit. Presidenti Dimitrij Medvjedjev, gjatë takimit në Kremlin me kryetarin e drejtimit të “ Gazprom-it ”, u shpreh hapur, se borxhi duhet ti merret Ukrainës ose me rrugën e shprehjes së vullnetit të mirë nga ana e saj , ose duke e detyruar atë. Ashtu siç është vendosur një gjë e tillë nga legjislacioni veprues dhe në kuadrein e marrëdhënieve dypalëshe. Ndërsa kjo do të thotë, se Rusia nuk përjashton aspak ingranimin e arbitrazhit ndërkombëtar në këtë çështje, gjë kjo që nuk do t’i shërbejë, sigurisht, aspak autoritetit të partnerit ukrainas.

   Pala ukrainase fillimisht nuk dëshiroi ta pranonte egzistencën e borxhit. Më pas u detyrua ta pranojë, por ai u rrit akoma dhe më shumë për tre muajt e kaluar të vjeshtës. Pyetjes së presidentit se përse Ukraina nuk paguan borxhin Sergej Kuprijanov i dha një përgjigje të imtësishme.

Shkaqet që përmenden për këtë janë nga më të ndryshmet – që nga kriza financiare e deri tek mospagimi i konsumatorëve. Por në të vërtetë është mëse e qartë, se në kushtet kur gazi megjithatë përdoret, duhet të paguash me doemos për të. Ne, nga ana jonë, i kemi propozuar një sërë të tërë mundësish “ Naftogazit të Ukrainës ”, duke filluar që nga zhvillimi i bisedimeve, p.sh., me bankat gjermane për marrjen e financimit përpara shlyerjes së paradhënies për tranzitin me qëllim që të mund të rregullojë punën me borxhin, të shlyejë huatë. Por deri tani ne nuk po shohim kurrëfarë përparimi në këtë gjë.Me këtë dhe është e lidhur rreptësia me të cilën Rusia përcaktoi synimet e veta. Askush nuk dëshiron përsëritjen e situatës së dy viteve më parë, kur, pa u marrë vesh me Moskën, Kievi filloi përvetësimin e pasanksionuar të gazit nga tubacionet tranzite që e përcjellin gazin rus në Evropën Perëndimore. Prandaj fjalë, në fund të fundit, bëhet për problemin e sigurisë energjitike evropiane. Sipas mendimit të analistëve, në situatën e krizës botërore mospagesat e borxhit ukrainas janë çështje stabiliteti financiar. Nga njëra anë Ukraina i drejtohet për ndihmë FMN dhe e merr atë, nga ana tjetër egziston borxhi ndaj Rusisë për gazin e konsumuar. Dhe del, se Rusia në një masë të barabartë me FMN subsidon Ukrainën me kushte krejtësisht të papërcaktuara më parë. Kjo është një situatë krejtësisht absurde, mendon politologu Gleb Pavllovskij. Rrugëdalja është një e vetme në këtë rast. Të paguash dhe të arrish në marrëveshje. Dhe deri më 1 janar ka ende kohë për këtë.