0Revista britanike “ Grafoman ” nderoi me çmimin e prestigjshëm të kritikëve këngëtaren e famshme operistike ruse Ljubov Kazarnovskajan, e cila incizoi në CD anatologjinë e romancave të Pjotër Çajkovskit.


0Për herë të parë në historinë e rregjistrimit të zërit një ekzekutues i vetëm ka kënduar të 103 romancat e kompozitorit të madh rus, dhe duhet theksuar këtu, të parashikuara për interpretim nga zëra të ndryshëm që nga basi e deri tek soprano! Ekspertët ndërkombëtarë e vlerësuan mjaf lart projektin e paprecedentshëm të Ljubov Kazarnovskajas, të cilin këngëtarja e cilëson si kauzë të jetës së vet. Çajkovskij është kompozitori i saj më i adhuruar, dhe tani, me të përfunduar punën mbi romancat e tij ajo tashmë filloi nga rregjistrimi i operës “ Dama Pik ”. 



0Aktorja është mëse e bindur: “ Se nuk mund të ketë kufi “ latimi ”, përsosja e vetes si njeri, si këngëtare, si personalitet krijues ”. Kjo tezë tingëlloi para pak kohe në Moskë në mbrëmjen krijuese të këngëtares me interpretuesit e rinj. Kjo, mund të thuhet,se ishte si një master — klasë origjinale, gjatë zhvillimit të së cilës Ljubov Kazarnovskaja jo vetëm që i dha këshilla të paçmuara auditorit të interesuar përkatësisht vokalit dhe vendosjes e zërit, por edhe synoi ta paraqesë profesionin e këngëtares me gjithë larmishmërinë e vet duke përsëritur vazhdimisht se këngëtari operistik është, para së gjithash, aktor dhe jo “ këllëf për zërin ”.



0“ Teatri i sotëm i operës, — mendon Kazarnovskaja, — kërkon një punë jashtëzakonisht të madhe. Nuk mund të dalësh në skenë, të marrësh pozën përkatëse e të fillosh të këndosh. Kur unë isha duke përgatitur për interpretim pjesën e Salomesë nga opera e Rikard Shtausit në Teatrin e Romës “Santa Cecilia” mu desh të punoj shumë për arritjen, përsosjen e anës dramatike të rolit. Mu desh të merresha posaçërisht edhe me koreografi meqenëse në një nga episodet e operës Salomeja ekzekuton një kërcim 12 minutësh ”. 



0Ljubov Kazarnovskaja është këngëtarja e parë dhe deri tani e vetme që ka kënduar këtë pjesë tejet të vështirë në skenat operistike të botës. Me të punojnë mjeshta të shquar të artit operistik të kohës sonë: dirigjentë, regjizorë, këngëtarë. Ajo është pjesëmarrëse e shumë festivaleve muzikore dhe autore e projekteve të pazakonta krijuese. Ja, edhe tani, aktoren e pret një verë e mbushur plot e përplot me turne: koncertet në Itali, ndërsa më pas në Gjermani, ku ajo do të realizojë një program mjaft origjinal të përgatitur nga repertori i këngëtares së famshme franceze të shekullit të XIX-të Polina Vioardo, të cilën e lidhnin marrëdhënie romantike me shkrimtarin rus Ivan Turgenjev.