0Sp. Libri unikal i punuar në Rusi prej floriri 24 karatësh – Korani i Usmanit – po përgatitet për tu dërguar në ekspozitën që do të hapet në Arabinë Saudite, në vendlindjen e islamit.


0Sp. Kopja e përpiktë e tekstit sakral e përbërë prej 162 faqesh prej floriri pas ekspozimit tashmë në kryeqytetin e Iranit – Teheran në ekspozitën ndërkombëtare “ Korani i Shenjtë ”, si dhe në kryeqytetin e Bahrejnit – Manamë në forumin ndërkombëtar “ Dialogu mes qytetërimeve ” shkaktoi një sensacion të vërtetë. Korani prej ari u vlerësua dhe u perceptua si shembull i unitetit të vlerave shpirtërore, fetare dhe materiale. Dhe ç’ka është akoma dhe më e rëndësishme, si simbol i tolerancës, respektit që demonstron Rusia ndaj islamit – fesë e cila bashkon miliona njerëz ndër të cilët figurojnë edhe shumë qytetarë rusë. Për këtë është mëse i bindur biznesmeni Vladimir Prusakov, i cili, meqë ra fjala, i përket fesë ortodokse. Së bashku me 4 kolegë të tij, gjithashtu të krishterë ortodoksë si dhe ai vetë, ai doli si ideator dhe autor i Koranit të Artë.



0Sp. Ky projekt përcakton imazhin e Rusisë jashtë shtetit. Ne e kuptonim fort mirë se duke parë Koranin e Artë rus do të mendojnë jo për ne, por do të mendojnë për Rusinë, — deklaron Vladimir Prusakov.


0Sp. Korani i kalif Usmanit, — ndërsa ky është një nga ekzemplarët më të hershëm të librit të shenjtë që i përket periudhës së shekullit të VIII-të, — ruhet në Sankt – Petersburg, në Institutin e Dorëshkrimeve Orientale. Një nga gjërat e rralla të paçmuara të koleksionit peterburgas e quan atë bashkëpunëtori shkencor i Institutit, orientalisti Vladimir Isajev:




0Sp. Mendohet se gjatë kohës së drejtimit të kalif Usmanit dhe filloi të krijohet teksti i vetë Koranit. Ai organizoi, duke u shprehur me gjuhën bashkëkohore, ekspeditën shkencore e cila mblidhte të gjitha fragmentet ( surat ) e shpërndara të Koranit. Si rezultat u arrit të përpilohej lista e cila u shpall kanunike. Ndërsa shënimet e mëparshme të Koranit u dogjën me qëllim të shmangjes së traktimeve e leximeve të ndryshme të tekstit të shenjtë.


0Sp. Dhe ja, ky dokument i paçmuar historik ekziston tani edhe në formën e veprës së përkryer, të paimagjinueshme të artit të argjendarisë! Rikonstruktimin e dorëshkrimit të lashtë, të punuar në ar, e realizuan mjeshtrat e Oborrit moskovit të Prodhimit të Monedhave. Deri në detajet më të imtësishme ata riprodhuan kaligrafinë e përbërë nga shkronjat e rralla kufike të shekullit të VIII-të dhe bile njollat misterioze të gjakut: ky dorëshkrim, sipas legjendës, ndodhej pranë Usmanit në momentin e vrasjes së kalifit dhe prandaj në faqet e tij dallohen njolla të murrme … Studjuesja dhe specialistja e artit Tatjana Papova nuk e fsheh dot ngazëllimin e vet kur shprehet në lidhje me punën virtuoze prej argjendarësh të mjeshtrave rusë:



0Sp. Krijuesit e Koranit të Artë, të frymëzuar nga dorëshkrimi i lashtë, nga vlerat sakrale, morale të këtij teksti, u bënë autorë të një përmendoreje krejtësisht të re – monumentit të artit të shekullit të XXI-të që i përshtatet plotësisht kohës së vet për nga unikaliteti i teknologjive, për nga përsosmëria e realizimit të tij.



0Sp. Autorët e idesë së krijimit të Koranit të Shenjtë kanë financuar prodhimin e 10 ekzemplarëve të librit të çmueshëm. Dhe vetëm dy prej tyre do të mbeten në Rusi: një – në dispozicion të presidentit të Rusisë, ndërsa tjetri do ti dhurohet muzeut të Kazanit – kryeqytetit të Republikës së Tartarstanit në shenjë respekti ndaj popullsisë autoktone ( rrënjëse) që praktikon besimin islamik. Ekzemplarët e tjerë planifikohet të demonstrohen në ekspozita të ndryshme jashtë shtetit dhe tu shiten muzeumeve, fondeve dhe personave privatë që janë të interesuar për këtë gjë.