Presidenti Dmitrij Medvedijev zhvilloi takimet me nje sërë kolegësh të vet prej vendeve të BSHP-së

Në qytetin Sankt-Peterburg (Rusi) presidenti Dmitrij Medvedijev zhvilloi takimet me nje sërë kolegësh të vet prej vendeve të BSHP-së. Dy prej
këtyre takimeve janë më të shënuara. Georgjia dhe Ukraina kanë ndër  mend
të bëhen anëtare të HATO-s ndërsa Moska i paralajmëron ato mbi rrezikshmërinë e këtij hapi.

Në bisedimet me presidentin e Ukrainës Viktor Jushçenko Medvedijevi
diskutoi problemet, duke u nisur nga dëshira e Moskës për të pasur marrëdhëniet miqësore, vëllazërore me vendin-fqinj. Në vëmendje e veçantë iu kushtua çështjes së anëtarësisë së mundur të Ukrainës në NATO. Jushçenko deklaroi se vendi i tij duhet të garantojë sigurimin e vet. Nga ana e Rusisë u vu në dukje se anëtarësia në NATO nuk mund të çojë në këtë. Askush nuk e kërcënon askënd, askush nuk ka ndër mend të luftojë kundër askujt. Duke njoftuar për takimin e Medvedijevit dhe të Jushçenkos, ministri i puneve të jashtme i Rusisë Sijergej Llavrov tha se anëtarësia e Ukrainës në NATO krijon rrezik për sigurimin e Rusisë, sepse mes tyre ekziston marrëveshja, e cila i lejon aleancës që të shfrytëzojë territorin ukrainas për të gjitha qëllimet, duke përfshirë edhe përdorimin e forcës dhe zhvillimin e operacioneve ushtarake.